“Ju duam kështu”/ Titujt kryesorë të mediave prestigjioze në prag të ndeshjeve të ekipeve kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli është në një tjetër etapë të rëndësishme të sezonit, me kombëtaret të cilat do të luajnë fatin e tyre për pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Ekipet që tashmë e kanë arritur këtë objektiv, do të shfrytëzojnë këtë fazë përgatitore duke seleksionuar lojtarët më të mirë për momentin.

Gazetat më prestigjioze të botës së sportit i kanë kushtuar rëndësi pikërisht ekipeve kombëtare si edhe të ardhmen e disa prej lojtarëve kryesorë.

Gazeta “SPORT” hapet me titullin kushtuar mbrojtësit të Barcelonës i cili sapo është seleksionuar nga Luis Enrique për kombëtaren spanjolle: “Jam në klubin më të mirë në botë”

“Mundo Deportivo” flet për transferimin e mundshëm të Haaland te Barcelona: Mesazh Haaland-it

Prestigjozja “Marca” i kushton vëmendje seleksionimit të parë në Spanjë të portierit David Raya i cili aktualisht luan në Angli me ekipin e Brentford: “Nuk jam i habitur që në Spanjë nuk më njohin kush jam”

E përditshmja spanjolle “AS” citon deklaratën e mbrojtësit të Chelsea-t, Marcos Alonso pas shortit që vendosi londinezët përballë Real Madrid në Champions League: “Madrid-i mbetet gjithmonë i rrezikshëm në Champions”

“L’esportiu” shkruan për ribashkimin e dy shokëve të vjetër të skuadrës së Dortmund, Ousmane Dembele dhe Aubameyang, të cilët kanë qenë lojtarë kyç në ringritjen e Barçës

“L’Equipe” i kushton shkrimin tërheqjes nga sporti i tenisit numrit një të botës për femra, Ashleigh Barty

Gazeta italiane “Tuttosport” vjen me titullin kryesor kushtuar ndeshjes së sotme të Italisë përballë Maqedonisë së Veriut ku ekipi i Mancinit synon pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit: “Ju duam kështu”

Corriere dello Sport hapet me titullin: “Bëj Italinë”, duke shtyrë kombëtaren të tregojë Italinë madhështore që triumfoi në kampionatin europian të vitit të kaluar.

Lexo edhe :  Asambleja e përgjithshme e KOKSH, pas FSHF edhe FSHSSH nuk do të marrë pjesë

Të fundit

Kush është kardinali Kevin Farrell, kreu në detyrë i Vatikanit?

Kur bota mësoi për vdekjen e Papa Françeskut të hënën në mëngjes, një kardinal irlandez-amerikan, pak i njohur në...

Rama të rinjve: Kërkoni “Rama nudo”, Berisha: fushatë e turpshme

Tre javë para datës së zgjedhjeve fushata elektorale po shoqërohet me fjalime bulliste, disi denigruese dhe jo etike. Nën akuzë po vendoset kryeministri Edi...

Horoskopi i datës 22 prill 2025 nga Christine Haas

Dashi Mundohuni të gjeni mënyrën e duhur për ta përballuar stresin gjatë kësaj dite sepse gjërat do bëhen gjithnjë e më të vështira. Nëse keni...

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje rridhte nga kalorësit teutonikë të...

Lajme të tjera

Web TV