Spaho kërkon ndryshimin e rendit të ditës, Alibeaj: Kuvendi të kthehet në arenë debati për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse kanë bërë thirrje për bashkim dhe për respekt të ndërsjelltë mes tyre, të dyja palët në Partinë Demokratike nuk e kanë nisur nga sot bashkimin, përkundrazi.

Në nisje të seancës plenare deputeti i grupit të Berishës, Edmond Spaho kërkoi që interpelenca e kërkuar nga grupi i tyre me Kryeministrin të jetë pikë e parë e rendit të ditës.

Kjo është kundërshtuar nga kërkuesi i mocionit me debat kryetari në detyrë i PD-së, Alibeaj si dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho. Kërkesa për ndryshim të rendit të ditës u rrëzua.

Spaho: Kërkesat për interpelencat urgjente vendosen gjithmonë si pike e parë e rendit të ditës. Këtu rregullorja është shumë e qartë.

Felaj: Ju ftoj të uleni dhe zini vendin tuaj. Keni bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës.

Spaho: Nuk ka kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Kjo është e shkruar e zeza në të bardhë.

Felaj: A mund të dëgjohemi para se Kuvendi të marrë vendim për rendin e ditës. Ju kërkoj të qetësoheni dhe të zini vendin.

Balla: Ju të gjithë e keni nga pak Sali nga brenda dhe merrni kot. Kjo çështje është diskutuar nga edhe në konferencën e kryetarëve. Kjo ditë sot është me 2 seanca dhe secila ka njërën prej çështjeve si pikë të parë të rendit të ditës.  Mocionet me debat janë një seancë e posaçme. Natyrshëm që seanca e dytë e ditës do të ketë pikë të parë interpelancën.

Alibeaj: Unë kam kërkuar këtë mocion me debat për rritjen e çmimeve. Dhe besoj se është më e udhës që pikërisht sot të diskutojmë për këtë çështje me prioritet. Prandaj zonjë të vijojmë sa më parë me diskutimin.

Lexo edhe :  "Vetëm valixhja na ka mbetur"/ Shqetësimi i serbëve përballë unitetit shqiptar

Spaho: Balla më çudisni që merrni fjalën për çështje që i takon opozitës, ketë punë po bëni, po nuk të nxjerr kjo ne selamet, sot ka 1 seancë, jo 2, se një rend dite kemi, dhe për më tepër kemi rregulloren, që nuk lë asnjë shteg, është e prerë, zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditë, pika e parë duhet të jetë mocioni, më falni interpelanca me Ramën, Nuk ke për të nxjerrë që në selamet, apo të ka hyrë frika nga Berisha, se del këtu dhe bën zëdhënësin e opozitës.

Të fundit

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u shndërrua në një skenë kaotike,...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Lajme të tjera

Web TV