Vogëlushi qante pa pushim në avion/ Pasagjerët e linjës Dubai-Tirana këndojnë së bashku “Baby Shark” (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video është bërë virale në media dhe rrjetet sociale pasi një burrë ka kapur momentin kur pasagjerët në avion u bashkuan duke kënduar këngën e njohur “Baby Shark” për të qetësuar një djalë të vogël që qante.

Pasagjerët në një fluturim me FlyDubai nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe për në Tiranë nisën të gjithë të këndonin me një zë. Videoja e shpërndarë edhe nga People tregon pasagjerët që duartrokasin dhe këndojnë me melodinë e këngës ndërsa djali i vogël fillon të shikojë përreth dhe të qetësohet. Një grua e cila ndodhej në avion tregoi për mediat:

Në fillim, njerëzit e ulur rreth tij u përpoqën ta shpërqendronin, por kur asgjë nuk funksionoi, një grup djemsh, duke përfshirë mua, filluan të këndonin ‘Baby Shark’ dhe më shumë njerëz u bashkuan.

Videoja u shpërnda në Instagram dhe TikTok ku ka marrë 8.3 milionë shikime dhe mijëra komente inkurajuese se si duhen qetësuar fëmijët dhe se si të rriturit duhet të sillen me ta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by People Magazine (@people)

Të fundit

“Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të transformojë Dubain

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas...

Një person gjendet i pajetë në banesë, 50-vjeçari ishte me masë ‘arrest shtëpie’

Një 50 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ne Pogradec. Mësohet se 50 vjeçari ishte me masë “arrest shtëpie”, ndërsa vuante...

Ish-kreu i PD: Berisha ka humbur, demokratët e kanë braktisur në katër anët e Shqipërisë

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi teksa po komentonte protestën e djeshme të opozitës u shpreh se Sali Berisha ka humbur dhe nuk...

Ambasadori i BE në Kosovë:Ushtroni të drejtën e votës dhe shprehni lirisht zgjedhjen tuaj

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, sot ka vizituar një qendër votimi në Vushtrri, për të kuptuar më mirë zhvillimin e zgjedhjeve. Me këtë...

Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Presidenti amerikan  Donald Trump konfirmon telefonatën me presidentin rus Vladimir Putin. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai...

Lajme të tjera

Web TV