Alibeaj: Berishës i thashë të dorëhiqet, PD s’mund të ecë përpara me persona non grata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka treguar se çfarë ka biseduar gjatë takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë konferencës për shtyp Alibeaj tha se i ka kërkuar Berishës që të largohet ashtu sikurse bëri Lulzim Basha duke dhënë dorëheqjen. Berisha ka kërkuar që partia të bashkohet, por kjo sipas Alibeajt nuk mund të ndodhë duke pasur brenda saj individë të etiketuar si non grata.

“Berisha pretendon bashkimin e demokratëve përmes votës. Qëndrimi im ishte i tillë, PD ka lindur si parti në vitet ’90, si parti pro Perëndimore. Kjo është një nga vlerat e kësaj partie dhe se e mira e demokratëve për të rifuqizuar demokratët, kalon duke respektuar në mënyrë strikte këto vlera, e kthyer në diskutimin aktual, ajo se çfarë i thashë Berishës. PD 30 vite pas formimit të saj nuk mund të mbrojë interesat e demokratëve e të shqiptarëve duke pasur brenda saj individë një profil politik një ish kryetar partie që është etiketuar si non grata. Për këtë arsye në diskutimin që pata me të se nuk mundet sot pas kaq vitesh PD e cila duhet të shohë nga e ardhmja të ketë ende pikë referimi të shkuarën.

Që të mos ketë referenca të së shkuarës të shohë nga e ardhmja. E ftova që për bashkimin që është i domosdoshëm, ashtu siç faktet kanë ndodhur kur zoti Basha mori përgjegjësinë dha dorëheqjen si një provë me bon sens, i kërkova Berishës që në mënyrë simetrike të bënte të njëjtën gjë”, tha ai.

Të fundit

Çopjat në SPAK, çfarë vendosi GJKKO për të akuzuarit

Të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar...

Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban, dyshohet...

Kombëtarja rikthehet më 4 shtator, zbulohet kundërshtari në miqësore

Kombëtarja do të rikthehet sërish në fushë më 4 shtator, duke nisur angazhimet e muajit me një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit. Kjo do të...

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të sqaronte se çfarë po ndodh...

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e...

Lajme të tjera

Web TV