Çmimi i naftës rritet sërish, arrin në 245 lekë për litër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës.

Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, për të tretën herë brenda pak ditësh. Sipas burimeve nga tregut, çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër. Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit.

Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve. Sipas metodologjisë së deritanishme, Bordi cakton çdo javë ose kur e vlerëson të nevojshme, në diskrecion të tij, çmimin tavan për shitjen për gazoilin, benzinën dhe gazin e lëngshëm të naftës, sipas metodologjisë së mëposhtme:

a) Çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja e Bordit, në kushtet CIF Med, për gazoilin, e standardit SSH EN 590 2018, benzinën e standardit SSH EN 228 2018 dhe gazin e lëngshëm të naftës përkatësisht propan, butan dhe përzierjen e tyre;
b) Çmimit të përcaktuar në shkronjën “a”, të këtij neni, i shtohet një vlerë premio prej 20 USD/ton;
c) Për shoqëritë e tregtimit me shumicë lejohet një shtesë jo më shumë se 1 % mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi;
ç)Për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë jo më shumë se 5% mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi.

Tashmë ka ndryshuar pika ç, dhe operatorëve u njihen shpenzimet fikse operacionale, pas kostos së blerjes së mallit, të provuara me dokumente, por pa asnjë marzh fitimi. Kosto shtesë e njohur është rreth 15 lekë për litër.

Lexo edhe :  Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

 

Të fundit

“Në Vlorë po shkon çmimi 10 mijë euro metri katror”. Gazetari zbulon arsyen

Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se në Vlorë pritet të ketë një bum ndërtimesh gjatë kësaj periudhe. Komentet Bushkola i...

Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg…

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool. Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për...

Aktores i grabisin bizhuteri me vlerë 2 milionë euro, ngjarja ndodhi në tren!

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë e vogël, një çantë shpine...

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet për median bëjnë me dije...

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët. Kreu i qeverisë njoftoi...

Lajme të tjera

Web TV