A ka më vend për Lulzim Bashën në PD? Ja si përgjigjet Flamur Noka pas vizitës në selinë blu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha, anëtarë të grupit të Rithemelimit kanë shkuar sërish në selinë e PD.

Deputeti Flamur Noka, ndërsa pa nga afër ambientet e selisë foli edhe për mediat,d uke thënë se në Partinë Demokratike ka vend për çdo qytetar të lirë. I pyetur nëse ka më vend për Lulzim Bashën tashmë në PD, Noka shtoi se kjo forcë politike është e hapur dhe se Basha do të jetë një prej kolegëve.

A ka më vend për Bashën në PD?

“Në PD ka vend për çdo qytetar të lirë të këtij vendi që nuk pajtohet me regjimin dhe është kundër këtij regjimi. Nuk do jetë më as parti e bravave dhe as e blindave, por e dyerve të hapura. Kjo force politike është e hapur për të gjithë, për Lulzim Bashën që do të jetë një nga kolegët tanë.”, tha Noka.

Më tej tha se detyra kryesore është kthimi i selisë në duart e demokratëve.

“T’ja kthejmë demokratëve, kjo është detyra jonë, këtu është boshatisur gjithçka. Dy janë mesazhet që përcjellim, ç’bunkerizimi i PD dhe i dyti është rruga me çdo demokrat nga më i thjeshti në bazë deri ke deputetët në qendër e kemi së bashku, pas bunkerizimit të partisë kjo seli do t’i kthehet normaliteti dhe do jetë e hapur për çdo demokrat. Kjo periudhë do të hidhet pas dhe i përkasë të shkuarës. Nuk do dëshiroja ta kujtonim këtë situatë do të shohim para sepse nuk mund të rrimë peng i hijeve të bunkerit, do të bashkohemi dhe beteja do të jetë për të rrëzuar një regjim që po i pi gjakun shqiptarëve dhe që nuk ekziston në asnjë vend tjetër”, tha Noka.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV