A do të ketë ndryshime në qeveri? Ja si përgjigjet Taulant Balla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Blla tha pas mbledhjes së deputetëve se nuk është diskutuar në të ndryshimet në qeveri. Ai tregoi se pjesë e diskutimeve kanë qenë ushqimet në rritje.
Balla theksoi se qeveria ka bërë një paketë të mirë, për të përballuar pasojat që vijnë nga lufta në Ukrainë.

Do të ketë ndryshime në qeveri?

Balla: Ju në fillim i lëshoni vetë këto lajme dhe mundoheni t’i verifikoni në mbledhjet e grupit parlamentar. Kjo s’ka qenë pjesë e diskutimit.

Çfarë efekti do të japin deputetët, veçse të sillen si punonjës së tatimoreve?

 

 

Balla: Unë kam qenë vetë për të bërë edhe detyrën e shtëpisë, për të bërë blerjen e shportës për familjen time. Po ju them që është diçka që e bën çdo deputet i përgjegjshëm në çdo parlament që njoh unë. Në kushtet e një lufte, abuzuesit mund të jenë të shumë dhe që nuk respektojnë diçka që është rënë dakord, për të pasur në raftet e supermarketeve të vendit, një ofertë me atë çmim të gjithëpranuar nga të gjithë tregtarët. Përveçse të harxhoni kohën duke na marrë në pyetje ne, bëni një verifikim, që në një raft të supermarketit të ketë 1 kg sheqer te 99 lekëshi, të ketë 1 kg miell tek te 80 lekëshi dhe të ketë një litër vaj te 300 lekëshi në kushtet e kësaj lufte që ka goditur globin. Koha kur Shqipëria ishte e mbyllur ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Lufta zhvillohet në Ukrainë, por impakti dhe efektet e saj janë shtrirë kudo. Edhe deputetët, natyrshëm, nuk mund të rrinë duarkryq dhe të mos i bashkohen një nisme që nuk e mbështet që qeveria po merr masat e duhura për të kontrolluar format e abuzimit. Në këtë kohë lufte, ata duhet të fitojnë më pak ose aspak. Ata që e kanë të vështirë duhen ndihmuar. Merrni kë të doni, krahasoni paketat. Opozita erdhi me një paketë, të quajtur rezistence më të vogël se sa paketa që ka vendosur qeveria. Ne kemi fatin të kemi qeveri të përgjegjshme që ka marrë masat e duhura. Merrni faturat dhe shihni, se 80% e faturat e dritës i paguan qeveria. Ata që dalin e bërtasin e thonë hiqni TVSH? E kujt. Opozita thotë të hiqet TVSH për ushqimet.

Të fundit

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe...

Lajme të tjera

Web TV