“Dua t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të”/ 1 vit nga vdekja e Arjan Salës, e shoqja ende e pret…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vit më parë flakët e zjarrit do të shuanin përgjithmonë jetën e 32-vjeçarit Arjan Sala.

I riu u sakrifikua për të shpëtuar jetën e kolegëve të tij pas zjarrit që përfshiu një magazinë pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë, por e shoqja Merita e pret ende.

Në një intervistë e veja e Salës tregon se të gjithë mirësinë që e karakterizonte atë si njeri, si bashkëshort dhe baba në nëntë vite njohje që kishin bashkë. Në moshën 25 vjeçare, përtej humbjes së të shoqit, Merita do të rrisë e vetme djalin 4-vjeçar.

“Unë ende pres, pres që të vijë e të trokasë në derë, të futet sërish mes nesh, të kthehet tek unë. Që t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të.

Unë dal tek dera në të njëjtën orë dhe pres që ai të shfaqet, njësoj ai atëherë kur kthehej nga puna….”- tregon me lot në sy e shoqja.

Një vit më parë, saktësisht më 27 Mars 2021 u gjet trupi i pajetë i Arjan Salës, pas tri ditësh kërkimi intensive në magazinën që u përfshi nga zjarri.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë fiksuan Arjanin teksa vraponte të futej në zonën e rrezikut për të shuar flakët dhe për të nxjerrë punonjësit e tjerë. Sot Arjan Sala, është hero!

Të fundit

E zuri poshtë masivi i dheut, ende asnjë shenjë nga trupi i pajetë i 29-vjeçarit!

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 në fabrikën e përpunimit të kromit në zonën e quajtur “Qafa...

Mblidhet konklava, zgjedhja e papës, kardinalët izolohen nga bota e jashtme

Të mërkurën kardinalët e zgjedhur do të votojnë për të zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut. Kardinalët janë stacionuar në minishtetin e Vatikanit ku do...

A flet me Gjestin? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” për Xhenetën: Vetëm bërtet dhe lë skena

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë për largimin nga programi,...

Vendet më të prirura për të kërkuar azil/ Britania drejt kufizimeve për studentët

Studentët që jetojnë në vende që konsiderohen më të prirura të kërkojnë azil, në një përpjekje për të ulur migracionin mund të kufizojë aplikimet...

Denoncimi i Flamur Nokës për përfshirjen e policëve në fushatë/ Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal për shpërdorim të autoritete policor, pas denoncimit të një dite më parë nga deputeti i PD Flamur...

Lajme të tjera

Web TV