Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar për trafik droge. Por jo vetëm kaq, 33-vjeçari u tregua agresiv në momentin e arrestimit.
Karabinierët pasi e pikasën, i dhanë urdhër të ndalonte. Por në këtë moment, ai ka marrë zvarrë me makinë njërin prej policëve.
Më pas policët vunë re se 33-vjeçari mori një kuti nga sedilja e pasme dhe në këtë moment karabinierët vendosën të ndërhynin duke i ndaluar.
Por drejtuesi i mjetit doli jashtë dhe tentoi të largohej, ndërkohë që shqiptari mori timonin dhe tentoi edhe ai të arratisej. Ndonëse eci për disa metra, 33-vjeçari nuk ia doli të realizonte planin e arratisjes.
Teksa u largua me makinë, shqiptari ka marrë zvarrë njërin prej policëve i cili u përplas në asfalt. Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi 29-vjeçari ka goditur me shkelm në shpatull policin e rrëzuar. Dy të rinjtë u neutralizuan vetëm pasi mbërritën forca policore të tjera.