“Jazëk u qoftë”, Gjekmarkaj: Berishës i mungojnë aktet fisnike, larguan gazetarin nga puna për bindjet politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht deputet i PD-së, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Sali Berishës, pas ‘spastrimit’ që u bë në zyrën e shtypit të kësaj partie nga Komisioni i Rithemelimit. Gjekmarkaj, e cilëson Komisionin e Rithemelimit, si një organ folklorik e politik të mbushur me lloj-lloj figurash, që e bënë PD-në një parti të vogël.

Duke ju referuar largimit nga detyra, të drejtorit të komunikimit në zyrën e shtypit në PD, Patrik Sadikajt, Gjekmarkaj thotë se partia e Sali Berishës e ka zët lirinë e shtypit. Madje deputeti demokrat, nënvizon në fund të shkrimit se Sali Berishës, prej kohësh i mungojnë akte fisnike dhe se i takon ta kthejë në punë gazetarin, i cili u shkarkuar për bindje politike, brenda kësaj partie.

‘Patrik Sadikaj një gazetar i njohur e njëkohësisht i punësuar në zyrën e shtypit të PD u largua nga puna prej të vetëquajturit Komisoni të Rithemelimit, organ folklorik e politik njëkohësisht mbushur me lloj lloj figurash që këtë parti të madhe e bënë të vogël shpesh, në numra e në vlera, me veset, memecllëkun e akraballëkun që i karakterizon.

Kudo flasin për bashkim pasi qene për muaj zërat linçues të përçarjes! Të lodhur nga urrejtja, të venitur nga përçarja dhe egërsia e saj deshëm të beson në iluzionin e bashkimit.
Profesoresha që këndon motin , që kontribut të vetëm në politike ka sistemimin e flokëve të Doktorit , na tha që jeni të rritur për të patur iluzione kaq fëminore!

Ne e dimë që partia “jonë” e ka zët lirinë e shtypit, ajo ka burgosur dhe gazetare, ka qerasur me djegie edhe gazeta ndaj akti putinian ndaj Patrikut është një detaj po premtues ama, për atë të uruar bashkim që po na vjen bashkë me pranverën. Patrika Sadikaj është me fat, Anna Politkovskayas i ka shkuar me keq.

Lexo edhe :  Një deputet i PD përfundon në pranga? Myslim Murrizi flet me kode

Sali Berishes që prej kohësh i mungojnë aktet fisnike i takon ta kthejë në punë dhe ti kërkojë falje por zor ta bëjë. Patriku është demokrat i cili largohet nga puna për bindje politike brenda kësaj partie. Jazëk u qoftë.’- shkruan Gjekmarkaj.

Një ditë më parë Grupi i Rithemelimit ka marrë në kontroll edhe grupin e WhatsApp të Partisë Demokratike. Në vend që të hapnin një grup të ri, siç ndodh zakonisht, ato kanë përdorur të njëjtin grup, por me më pak anëtarë. Silvi Bardhi, një nga administratoret e grupit i besuar i Sali Berisha, ka hequr të gjithë “të besuarit” e Bashës, nga Patrik Sadikaj, që merrej me mediat, e deri te Ina Zhupa dhe Gazment Bardh, Endri Hasa etj.

Të fundit

“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.” Ishte...

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë...

“Unë jam Zoti, ISIS ka dalë nga qelia”, dënohen bosët e mafies shqiptare! 15 vite…

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në Itali, duke i dhënë fund...

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe Gjermania ka prezantuar një projekt...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

Lajme të tjera

Web TV