LIVE SHQIPËRI-GJEORGJI/ Nis pjesa e dytë, Reja largon Brojën për Cikalleshin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare po luan ndeshjen e dytë miqësore radhazi të marsit. Kuqezinjtë po përballen me Gjeorgjinë, një rival i lehtë në dukje, por në 13 përballjet ndërmjet tyre, Shqipëria ka fituar vetëm 3 sfida, ka barazuar tre dhe ka humbur 7, një bilanc aspak pozitiv.

Edy Reja kishte paralajmëruar ndryshime për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë dhe ashtu ka ndodhur. Duke filluar nga porta dhe për të përfunduar në sulm, krahasuar me ndeshjen në Spanjë, ka shumë lëvizje, plot 6 të tilla

Ndryshimet edhe për shkak se 3 titullarë nga ndeshja paraardhëse nuk janë të gatshëm për sot, pikërisht Myrto Uzuni, Ivan Balliu dhe Keidi Bare, të tre luajnë në La Liga dhe kanë qëndruar në Spanjë.

 

 

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Roshi, Hysaj, Asllani, Ramadani, Çekiçi, Broja, Manaj.

 

SHQIPËRI – GJEORGJI    0-0

MINUTË PAS MINUTE

46’ Ismajli nis menjëherë një top të gjatë për Cikalleshin, por ky i fundit sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

46’ Pjesa e dytë nis me Cikalleshin në vend të Brojës.

 

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Dy goditje standarde radhazi për gjeorgjianët, të cilët nuk ia dalin të çajnë prapavijën e ngjeshur të kuqezinjve.

41’ Rast i rrezikshëm edhe për gjeorgjianët me Volkov i cili nxjerr të lirë Davitashvili pata Strakoshës, por për fatin e mirë të kuqezinjve, futbollisti mik gjuan në mënyrë shumë të gabuar duke fluturuar sferën jashtë

38’ Çekiçi ka mundësinë më të mirë deri tani për të kaluar në avantazh kuqezinjtë. Pas një sugjerimi perfekt të Gjimshitit, ai shmang një mbrojtës dhe tenton me të djathtën, por kalon sferën mbi traversë.

35’ Broja arrin të fitojë një goditje nga këndi dhe në zhvillimin e saj, pas një harkimi të Çekiçit godet me kokë, por nuk gjen kuadratin.
30’ Çabradze ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal që në start në mënyrë të parregullt një kundërzbritje të Roshit.

29’ Karton i verdhë për Çekiçin i cili detyrohet të ndalë Davitashvili me faull pasi po i drejtohej rrezikshëm zonës së rreptësisë së Strakoshës.

Lexo edhe :  Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

24’ Minuta studimi nga të dy skuadrat, por me Gjeorgjinë që mundohet të shtyjë më shumë drejt sulmit. Duhet një ndërhyrje e Roshit ndaj Tsitaishvili që të evitohet një moment i rrezikshëm para portës kuqezi, me mesfushorin i cili i heq topin nga këmbët futbollistit kundërshtar në zonë.

17’ Roshi merr topin në krahun e djathtë dhe pasi shmang një futbollist kundërshtar, lëshon një gjuajtje të fortë, por që përfundon në duart e portierit Mamardashvili.

16’ Gjeorgjia mundohet të mbajë ritmin e ulët me pasime në gjysmëfushën e vet sa herë ka topin në zotërim, por nuk arrin të krijojë mundësi të rrezikshme.

11’ Manaj arrin të fitojë një goditje këndi pasi detyron prapavijën e gjeorgjianëve të devijojnë topin në këndore. Por në ekzekutimin e saj, asnjë prej futbollistëve të Shqipërisë nuk është në qendër të zonës për të devijuar topin që largohet nga prapavija vendase.

9’ Tentativë e fortë e Manajt drejt portës, topi bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë.

8’ Qarkullim i gjatë i topit me pasim në thellësi të Çekiçit në të djathtën për Roshin. Sfera më pas grushtohet nga portieri i kundërshtar i cili largon rrezikun.

2’ Menjëherë një sulm i Shqipërisë me Çekiçin dhe Hysajn në krahun e majtë, por nuk arrin të gjejnë hapësirë për të pasuar apo gjuajtur në portë.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

Të fundit

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë...

Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Deri në orën 20:00 të ditës së djeshme janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht....

Doktori e “fjeti” mëndjen…

Nga Artur Ajazi Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka fjetur mëndjen. Edhe 4 vjet...

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me...

Tragjedia e “Soyuz 11”, tre kozmonautë sovjetikë vdesin në heshtje

30 qershor 1971 Në heshtjen e thellë të kozmosit, ku nuk dëgjohet britmë e njeriut dhe çdo frymëmarrje është një akt inxhinierik, vdekja vjen pa...

Lajme të tjera

Web TV