Ushtria përgatitet për një ditë… populli thotë mos ardhtë kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta në Ukrainë vazhdon me të gjithë egërsinë e saja! Nje egërsi e paralajmëruar e regjimeve totalitare. Po mbushet muaji i këtij agresioni…

Sic jam shprehur edhe në një shkrim më parë, mos llogaritja e saktë e objektivave të fushatës, mos patja e mundësisë për të përparuar dhe i realizuar objektivat në një kohë të shkurtër, pamundësia për të përparuar me trupa, ndryshoi edhe mënyrën e zbatimit të fushatës. Pamundësia e përparimit me trupa, po i hap rrugën rraketave në thellësi, shkatërrimeve massive dhe goditjes së objekteve të banimit e sociale…

Pak për situatën në Ukrainë…

Ukraina është kthyer në një poligon gjigand të testimit të armëve të reja apo që kanë 60 vite që prodhohen por që nuk u dihesh vlera reale e dëmtimi! Ato ishin të testuara në poligone ushtarake dhe jo mbi objekte dhe mbi zona të banuara. Katalogët e tyre ishin të pa plota deri më testimin e fundit në rrafshin njerëzor! Natyrisht që kjo është tepër mizore, kur miliona njerëz po përdoren si kavje. Ato vriten, plagosen, infektohen dhe mbesin në qiell të hapur…

Në Ukrainë po përdoren armët e ndaluara dhe të shkatërrimit në masë, po përdoren armë kimikë. Bomba me vakum, raketa hipersonike, dhe të presim cfar tjeter… Pra ka nisur të “thirren” në skenë armatime të rezervës strategjike.

Por përse po përdoren të gjitha këto? Përse e gjithë kjo egërsi mbi popullatën civile, pikërisht ndaj një populli fqinj në kufi, me kulturë, me tradita, me gjuhë gati të njejtë?

Përse goditen qëndra të banuara, spitale, qëndra shëndetësore, teatro ku strehohen civile, matarnitete ku lind jeta! Përse, përse?

Sipas gjykimit tim, pas cdo dështimi në negocimin politik, i është shtuar përdorimi I një arme të re në fushë betejë. Kjo si ndëshkim, hakëmarrje për mos bindje dhe frikësim për cka e pret Ukrainën në ditët në vazhdim. Strategjia për goditjen e qëndrave të banuara, shkollave dhe spitaleve, nisi pikërisht pas mos pranimit të negocimit për aneksimin e tre rajoneve, Krimesë dhe dy krahinave të Donetsk dhe Luhansk.

Përdorimi i arsenalit të rëndë të armëve, ndryshimi i strategjisë Ruse, corri maskën e Putinit për gjoja një operacion special…besoj që është e kotë të vazhdoj në këtë pikë.

Plani i Putinit, se për 2 ditë deri në 72 orë do të pushtonin Kievin, dështoi që në nisje. Dështimet vijnë nga informacionet e gabuara që kishte KGB-ja Ruse, për situatën në Ukrainë dhe dëshirat e Popullit Ukrainas.

Sipas meje, lufta dhe inati i Ariut, nuk është thjeshtë me Ukrainën… Ariu Rus po lufton të tregojë kthetrat e tija mbi viktimën e pafajëshme, duke provokuar drejtëpërsëdrejti komunitetin ndërkombëtar dhe SHBA-në. Ky provokim ka të bëjë me dëshirën e madhe për të nisur luftën e tretë botërore. Kjo është një kërkesë e hapur e Kremlinit, për SHBA-në dhe NATO-n, që të nxitur nga barbaria e pa precedent, të detyrohen dhe të ndërhyjnë për t’ja hequr nga thonjtë “prene”, të përfshihen në konflikt për të përligjur cmendurinë bërthamore e cila ka kohë që “zjen” në mëndjet e nxehta të Kremlinit. Kjo është arësyeja që SHBA dhe NATO nuk ju përgjigjen kërksës së Zelenskit për të mbyllur hapësirën ajrore të Ukrainës.

Por si dhe përse nuk po përparon plani i pushtimit?! Ritme të ulta, dështime dhe dëmtime të mëdha të trupave të terrenit! Një ndër ushtritë më të mëdha të botës po pëson një nga katastrofat më spektakolare në histori! Teoria e tokës së djegur, rrafshimmi i gjithckaje, punimi i qyteteve dhe hapja e gropave me raketa, për tu hapur rrrugën trupave të këmbësorisë, po lënë pas shkatërrime të cilat do të mbeten në historinë moderne, si një nga mizoritë më të mëdha botërore.

Kjo lloj strategjie, është e diktuar nga pamundësia e të dobtit, të pa përgatiturit për një luftë të vërtetë, pamundësia e një perandorie të përgjumur që jeton akoma me delirin se të gjithë duhet ta pyesin dhe të gjithë duhet të marrin leje prej saj. Kjo mendësi e para dy shekujve, sot jo vetëm ka ndryshuar por as nuk mundet të konceptohet. Por me sa duket Ariu ka qenë në gjumë dhe akoma nuk po e kuptonse nga ka shkuar bota.

Ky lloj konceptimi i botës, i coi strategët e Kremlinit të gabojnë në planëzim, gabuan sepse ka ikur koha kur kombet sllave varen të gjitha nga Kremlini. Cdo komb e cdo shtet ka strategjine dhe popullin e tij qe vendos për të ardhmen e tij. Megjithatë, nuk jam nga ato që nënëvleftësoj fuqinë dhe supermacinë Ruse, por se kjo fuqi, e drejtuar keq, e monitoruar dhe ushqyer me gënjeshtra, shumë shpejt do shkatërrohet. Shpejt do t ëmësojmë për atë që ka ndodhur dhe po ndodh në rradhët e ushtrise gjigande, e cila vjen nga takot (Takot janë pajisje që ngrihet teknika e konservuar dhe e pa përdorur, në pritje të stërvitjeve dhe të luftës së ardhëshme)!

Po në terren?

Sot forcat ruse kanë nënkontroll më pak se sa 12-15 përqind të terotorit. Pjesa tjetër vec është bombarduar dhe kan depërtuar grupe të shkëputura. Mëncuria Ukrainase konsistoi në njohjen e anëve të dobëta të kundërshtarit.ajo e goditi pikërisht në ndjenjën e madhështisë së saj. Goditi dhë bllokoi kollonat gjigande, të cilat vec numurit, uk kishin asgjë tjeteër. Ushtritë e diktaturave rrinë mbi “ tako” dhe nuk lëvizin, nuk janë efektive. Pamundësia finaciare e tyre, nuk I lejon të trajnohen dhe të ushtrohen. Tek këto ushtri, teknika sapo nis lëvizja, nis dhe nxjerrë problem të cilat e frenojnë dhe bllokojnë lvizjen. Makinriitë e konservuara dhë të pa ushtruara në fushë betej, pavarsisht se nuk kanë orë pune, sapo dalin në fushë, nisin nga problemet, defektet… (Kjo më ka ndodhur në 1992, gjatë transportit të trupave, nga Tirana drejtë veriut). Defektet, megjithë tëknikën e re dhe të sapo ckonservuar, sapo përfundonim një defect, dilte një tjeter. Kjo po ndodh edhe me ushtrine ruse. Këtë ukrainasit e dinin mirë ndaj dhe nisën goditjen dhe frenimin e kësaj kollone, kësaj anakonde të përgjumur që u nis drejtë Kievit. Por, për të kompensuar mungesën e përparimit, goditja ajrore u bë më e egeër. Ajo nuk kurseu popullatën civile duke shkatërruar vrarë dhë duke mbyllur koridoret e evakuimit të tyre.

Ukraina, për shkak të raportit inferior të forcave, ka zgjedhur një strategji SMART (zgjuar) për të reaguar! Ajo nuk po lufton tank me tank, apo avion me avion. Kjo taktikë do ti vinte përshtat Rusisë, e cila kështu e kishte planëzuar që në fillim luftën në Ukraine, duke përllogaritur ballafaqim të sasisë së tankeve, avionëve, anijeve, grykave të zjarrit, mbushjet raketore, etj. Ky ballafaqim do të ishte shkatrrimtar për shkaqe që dihen. Ukrainasit, ndryshe nga cka kishin parapërgatitur në mënyrn klasike, ndryshuan tërësisht strategji në momentin e fundit. Kjo i kapi të pa përgatitur Rusët. Lufta klasike e shekullit të kaluar, sot po ndeshet me mendimin e ri doktrinar, të luftës në qëndrat urbane. Shmangia e ndeshjes frontale! Ato po ndjekin një strategji të zgjuar, duke goditur tanket dhe bllokuar kollona, godasin personelin rus që nevoitet për të përparuar dhe përforcuar vijat, godasin me armë kundra tanke në mënyrë masive dhe me shumë pak tanke! Ky është një koncept i ri doktrinar, i luftës moderne (që natyrisht ta mundëson teknologjia moderne), nisur nga armiku dhe terreni konkret. Kjo ka cuar në një taktikë të pa përdorur më parë në luftimet e deri më sotme. Raketat kundra tanke, me një probalitet të lartë shkatërrimi, manovrueshmëri dhe të kudo ndodhura, po japin rezultatet e pritëshme. Kjo lloj përballje do të ndryshojë doemos rrjedhën e luftë, duke dëmtuat teknikë dhe personel Rusë. Përparimi I “thatë” Rus, për të carë rrugën me tanke apo avionë, gjeti taktikën vdekjeprurëse, të mos përballjes së tankeve me tanke, të avionëve me avionët Ukrainas, por të përballjes me raketat shkatërrimtare kundra tanke dhe kundra ajrore. Kjo lloj lufte mbrojtëse nuk mundet të kryhesh nga tanket apo avionët Ukrainas.

Raketat e supit, janë sa precise po aq vdekjeprurëse, duke sfomuar luftën e drejtëperdrejtë avion-avion, qe pa dyshim ishte llogari e strategjisë Ruse. Nëse do të ndiqnin këtë Strategji, Ukraina sot do të ishte e pushtuar dhe e falimentuar. Per Rusët do të kishte shumë pak humbje. Luftimi me ariun në fushë të hapur, do të ishte një strategji e gabuar, të cilën strategët e Ukrainës kanë zëvendësuar me reagimet e zgjuara dhe ekonomike. Njeriu me anti tank dhe raketë supi, është më i manovrueshëm se sa tanku dhe avioni Ukrainas! Ukrainasit, po shfrytëzojnë më së miri njohuritë e marra në akademitë ruse (oficerat e saja janë të përgatitur në Rusi). Ato i kanë shtuar kesaj experience, te rejat e mësuara në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta në vënde të NATO-s. Ndërkohë, në planin psikologjik, zhvillimi i një lufte pa kompromis, ka zhvilluar dhe cuar përpara taktika sociale, të cilat po ndihmojnë e lartësojnë njera tjetrën. Nga njëra anë është Zelenski, një president, që qëndron jasht cdo kompromisi me Krelinin, që bie ndësh me interesat e Ukrainës. Një Lider që frymëzon dhe i jep shpirt një populli të tërë. Nga ana tjetër është një popull Ukrainas, që mbështet, motivon për qëndresë dhe duke i dhënë zemër, një Zelenski dhe një lidershipi, një ushtrie të përbërë nga burra e gra të Ukrainës dhe të barë botës. Ky lloj binomi nuk mundet dhe nuk mendoj se do të ketë humbje! Ky lloj binomi do rezistoi gjatë dhe do të mbesi në histori! Sot “gjella” është e ngrohtë, por vitet, doktrinat, letërsia botërore do të flsin gjatë. Kjo do të thotë që koha punon për Ukrainën! Kështu që fitorja, sado e përgjakur do të jetë me Ukrainën. Kjo është edhe urrejtja dhe sebepi i egërsinë Ruse!

Marrëveshja… Armëpushimi… A do të ketë marrëveshje? A do të vijë ajo shpejt? Për mua është larg! Përse?!

Sepse, sipas meje, kërkësat për armëpushim nuk kanë ndryshuar nga arësyet për të cilat nisi konflikti. Palët janë në llogoret e mëparëshme. Por sot, këto llogore kanë ardhur duke u thelluar së tepermi nga gjaku i derdhur, shkatërrimet masive të qyteteve, dëmeve materiale, vrasjet e fëmijëve dhe shkatërrimit psikollogjik, etj.

Sipas meje, ky armëpushim duhet pare nga këndëvështrimet e palëve në konflikt. Koha cdo ditë shton kërkesa të reja, pasi lufta po rrit faturën e saj! Dëmet sa vijnë e bëhen më të pa përballueshme. Kjo faturë e dëmeve të luftës, do ti faturohet Rusisë. Kjo faturë do të jetë, ekonomike, politike, dhe mbi të gjitha morale. Rusisë, përvec faturës ekonomike të shkaktuar nga saksionet e ndërkombëtarëve, vec ndryshimit të linjave të furnizimit të hidrokarbureve në drejtim të Europës, që nuk do të jetë më ajo e para luftës, vec faturës së përditëshme të zhvillimit të operacionit, do ti shtohet edhe ajo e demeve të shkaktuara në Ukrainë.

1.Nga këndvështrimi Ukrainas!

Varianti i pare: Është kërkuar që Ukraina të pranoi aneksimin territorial! Për mua nuk ka gjasa dhe do të ishte fatale po të ndodhi. Pas këtij shkaterrimi nuk mundet të mendohet për një lëshim të atillë. Kujtojme dorëzimin e Parisit në 1940-tën, për të ruajtur kulturën. Por Ukraina është rrafshuar… kështu që edhe Krimea, sipas gjykimit tim, do të rikthehet në statusin e para vitit 2014.

Variant i dytë: Nënëshkrim i një traktati si pasojë e tradhëtisë! Ukrainase! Edhe kjo nuk mundet të ndodhi kurrë!

Se treti që do të kërkohet: Dëmet e luftës. Pra dita që vjen dhe rëndohet atmosfera.

Lexo edhe :  Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

2.Në plani Rus! Rusia do të pranonte armëpushimin:

Varianti I parë: Nëse legjitimonte kërkesat e saja, për aneksimet që janë kërkuar që në nisje.

Varianti I dytë: Nëse ushtarakët Rus, do të parashikonin një dështim në horizont dhe do të mundoheshin që të bindnin udhëheqjen e tyre për ndalim e kësaj lufte dhe të arrinin minimumit të objektivave. Të paktën një objektiv nderi (ky moment do të ishte luftë doktrinare). Pra në momentin kur nis shterimi i forcave Ruse (gjë që ka nisur), do të mundohet të kërkohet armëpushimi… Por… Megjithëse, nëse lufta zgjatet, Rusët do të zgjedhin këtë variant..

Por koha punon për mbrojtësin. Mbrojtësi do të nisi marrjen e nismës në nivel operativ (sepse në atë taktik e ka arritur, sidomos në qytete) dhe më vonë në atë Strategjik. Kjo do të ishte fundi i lavdishëm i luftës, pa dorëzuar teritore. (Por gjykoj se për marrjen e Krimes, do të ndërrohen portat, do të luftohet nga llogore te ndryshme, ku Ukraina do të ishte mësymëse dhe Rusët në mbrojtje). Pra do të shohim se sa do të rezistojë dhe cili do të jetë cmimi i pavarsisë së Ukrainës?

Por dicka është e sigurtë: sido që të përfundojë kjo luftë, Ukraina do të jetë fundi Putinit dhe i diktaturave, dhe ushtria Ruse do të shkatërrohet sic u shkatërrua Napoleoni dhe Hitleri në stepat Ruse.

Nëse Rusia do ta pushtoi tërësisht Ukrainën. Atëherë, cfar do të fitojë në fund të ditës??!! Ajo nuk do të ketë fuqi ta mbajë të pushtuar dhe të nënështruar.

Rusisë do ti bjeri makjazhi 60 vjecar dhe maska e ariut rus, do të dalë se si është në të vërtetë.

Ultimatumet e vazhdueshme Ruse, nuk kanë funksionuar dhe nuk do të mundet të funksionojnë.

Përballë kësaj situate, cpo bëhet në Shqipëri dhe Kosovë?!

Së pari do të mundohem modestisht të radhis disa mendime që duhet të shihen nga pjesa aktive e vendimmarrjes qeverisese ne të dy shtetet shqipëtare. Këto mendime janë krejtësisht personale, por gjykoj se duhet reaguar me kujdes, në mënyrë të unifikuar, të mëncur dhe në përputhje me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Duhet të kuptojmë se do të fitojë ai Komb që do të kuptojë më shpejt situatën dhe ndryshimet do ti bëjë para të tjerëve. Pra, duhet të jetojmëë kohën. Asgjë nuk do të jetë si më parë. Do të ndryshojnë taktikat, doktrinat dhe strategjitë. Ka ardhur koha që në skenë të thirren “mjekërbardhët”, për parashikuar rrugën drejt së ardhmes.

Si vënde të vogla (Shqipëri-Kosovë), me burime të pakta finaciare, kërkohet një qëndrim dhe reagim i racional dhe i zgjuar. Ky reagim duhet të nisi së pari me një Strategji të përbashkët të të dy qeverive. Janë qëndrime të cilat nuk lëndojnë dhe nuk prekin asnjë shtët tjetër. Natyrisht do të ketë kontestime nga fqinjët, sepse kërkohet që shqiptarët të qëndrojnë të përcarë, të dobët dhe të lehtë për tu manipuluar, e kjo do të realizohej me mos lejimin e kooperimit të tyre në ide dhe në të gjitha aspektet e tjera të jetës.

Gjykoj qe si detyrë e afërt e dy qeverive, në ekonomi dhe në ushtri është:

  1. Marrë shembull nga Gjermania, të dy shtetet tona, duhet të rrisin buxhetin për mbrojtjen (shikoni fqinjin tonë me të cilët kemi problem)! Pra është detyrim dhe gjëja më e vogël që mundet të bëhet.
  2. Detyrë tjetër të jetë konsolidimi i strukturave. Ato nuk duhet të preken sa herë vjen nje force e re politike ne pushtet. Strukturat organizative dhe administrates civile, nuk duhet dhe nuk mundet të mbushet me militant të partive.

Qeveritë e dy vendeve, duhet të kalojnë në masa konkrete të zhvillimit të ndërsjelltë dhe të mos investohet paralelisht, për të njejtën gjë nga të dy qeveritë njëherësh. Buxhetet duhet të shikohen se ku dhe kur mundet të investohet dhe nga kush. Kjo është mëncuri…

Ushtritë e dy vëndeve, mbi bazën e një plani strategjik të përbashkët, duhet të realizojnë investime në armatime, infrastrukturën arsimore, logjistike, etj, me qëllim të një reagimi të përbashkët (sepse cilat do të jene detyrimet ndërkombëtare, Shqipëria nuk mundet të mbetet jasht një konflikti të mundshëm. Pra buxhetet duhet të planëzohen dhe të realizohen mbi bazën e një plani të paramenduar dhe me largpamje strategjike.

Stërvitjet të përbashkëta të shtabeve respective, do të rriste ndërveprimin, profesionalizmin dhe efektivitetin e tyre.

Modernizimi i të dy shteteve vetëm duke patur parasysh standartet e NATO-s.

Bashkëveprimime privation që investimet e tyre, të kene detyrime ta paracaktuara për mbrojtjen që në lejet e ushtrimit të një aktiviteti dhe sa, kur, ku, me cqëllim do të investohet.

Për fatin e keq, re të zeza dhe bubullima po dëgjohen! Ato do të largohen nëse ne do të jemi të përgatitur për të përballuar me sukses veprimet e amiqve tane.

Ka ardhur koha që të mos merremi shumë me stepat por të shohim si të rregullojmë punët tona. Analistët të mos bëjnë “specialistin” për gjithcka nëpër TV, por mbi të gjitha ti kthehen analizës reale, kush, se cfar do bëhet, me cfar qëllimi, kur dhe deri ku duhet të arrihet me këtë koncept, projekt apo ide! Kjo do të ishte në interes të vëndit. Ashtu sic veprohet në mjekësi, që mjekët e fushave, nuk i nderhyjnë kolegut, pavarsisht se të dy janë mjek! Kështu edhe analistët të mos futen në fushat e specialistëve. Kjo sepse kur specializohesh në një fushë të ngushtë, duhet të mprehësh mendimin dhe të “PRESESH” hollë!

Konsolidimi I strukturave ka të bëjë me stipimin e metodave të largimeve pa kriter dhe zëvendësimeve që ndodhin në administratën shtetërore por edhe në ushtri.

Mendimi se “ushtria nuk na është dashur që nga viti 1944 e këtej”, është sa i mbrapshtë po aq armiqësor! Ky nuk është mendimi dhe ideja e shoqërisë Shqiptare. Ky është mendim i momentit por mbi të gjitha, një mendim nga monizmi, që në cdo 10 vite, për të goditur ushtrinë, shpiknin nga një grup armiqësor. Megjithatë, Ushtria Shqiptare ka treguar me vepra sa e pastër, patriote dhe e pa politizuar është(Flas për pjesën profesionale dhe jo atë politike).

Ushtria është një lis që rritët avash dhe kërkon shumë punë, shumë mund, ndaj është e frikëshme. Ushtria përgatitet për një ditë. Populli thotë mos ardhtë kurrë. Por që të mos vijë ajo ditë, pasi askush nuk e uron, ajo duhet të jetë tepër e përgatitur, të trembi cdo armik. Ato duhet ti bëjnë mirë llogaritë kur të atakojnë Kombin e saj. Ushtarakët që bëjnë luftën, janë njerëzit më paqësor në botë. Ato e dinë rrezikun dhe pasojat e luftës, ndaj përgatiten në estrem për të mos lejuar të nisë ajo. Ajo parandalohet vetëm duke qenë më të përgatitur se sa kundërshtari. Kjo parandalon fillimin e luftës. Është politika që e nis atë.

Këmbëngul që të dëgjohet me kujdes zëri i specialistit. Ky është kursim dhe mencuri. Shumë prej tyre, janë të përgatitur në akademitë më të mira të perëndimit. Kjo nuk i jep askujt të drejtën, ministër apo kushdoqoftë, ti largojë nga puna specialist dhe ushtarakë të kualifikuar në Perëndim. Ato nuk mundet dhe nuk duhet të zëvendësohen në fushën e tyre të specializimit, me militant, mësues fshati apo veteriner (Imagjinoni një gjeneral apo mjek të shkoi e të zëvëndësoi këto që thamë më lart. Mësuesi I fshati ka zëvendësuar Gjeneralin!!!). Rasti i një Koloneli të Studimeve Strategjike meqë “guxoi” dhe parashikoi që në 2014 luftën në Ukraine, u largua nga puna! Ai shkroi: “Konflikti Urainas, një duel i hapur BE-Rusi” Nga Kolonel Zaim Kuci, Shkruar NGA SOT.COM.AL 5 MARS 2014. Duke qënë drejtues I asaj structure, e solla në kujtese, se ky Kolonel (Zaim Kuci) largohet nga detyra pikërisht përse guxoi dhe parashikoi. Kjo na paska krijuar “pështjellim në qarqet diplomatike!!! Cudi!!! Dhe… X Ministër mbrojtjeje, pa u menduar dy herë, firmos largimin e Tije dhe të tjerëve nga detyra! Këto hodhën në ere investimet qindra milionëshe eurosh! Vetëm për miqtë dhe shokët e tyre. Ose me keq akoma, për të cilën nuk po zgjatem…emrin vërjani JU!

Por sa raste të tilla ka kjo periudhë? Njerëzit fituan gjyqet, por… askush nuk u rikthye??? Asnjeri! Ato u paguan pa i shërbyer për cka ishin trajnuar dhë investuar! Po përse? Sepse ne Shqipëri askush nuk mban përgjësi për frmën e tij kur është në pushtet!!! Në Shqipëri shpërblehesh po shkele ligjin, po punësove militantët, pa cka se mësuesi bëhet specialist ushtarak dhe mjeku drejtor i IT.

Natyrisht, sepse nuk i shkonte për “shtat”, ky parashikim specialisti, duke e cilësuar atë “diletant”! Por pytja shtrohet: Përse dhe kush duhet të japë mendime për Strategjinë!! A e dijne këto ministra apo drejtues, se këto ushtarakë, janë trajnuar dhe testuar nga komisione me mjekër të Perëndimit? Kjo ndodh sepse drejtuesit tanë, kur ulen në karrike, njerëzit nën vartësi, mendojnë si “gogla” që mundet të zhvendosen dhe të ripozicionohen sipas oreksit të tyre fshataresk! Kjo sepse një diplomat deshhtë bënte strategun…Ndaj jemi këtu tek jemi!

Kjo është arësyeja që më shtyn të propozoj atë, që Gjermanët e kishin ngritur në Akademinë e Hamburgut: Një Departament “MJËRROSHASH”! Ne duhet të ngremë një department ku mblidheshin njerëzit më të ditur nga FA (apo në rrang kombëtar). Në kushtet tona unë do të shtoja, që për një vënd të vogël si Shqipëria dhe Kosova, bashkërisht mundet që të thirren edhe nga fushat e tjera dhe të mirren me Strategjinë e madhe dhe të drejtojnë parimisht atë sektoriale! Mundet të këtë vetëm një qëndër. Kjo nuk harxhon para, kjo kursen para, energji, investime, kohë, etj Kjo nuk do të lejonte asnjë Kryeminister, pa le më ministër apo diplomat, që të fliste pa shkuar, ulur dhe marrë një qëndrim zyrtar të shtetit Shqiptar, tek kjo qëndër, dhe jo të injorojnë dhe të flasin shqip dhe të mos kuptohen. Këto qëndrime, pas përpunimit, do ti nënështroheshin rrugës ligjore të saksionimit, publikimit dhe të mënyrës, nivelit dhe niveleve të konsumimit, duke ruajtur autorsinë Kombëtare! Shembujt janë! Le ti heqim disa struktura militantësh që vegjetojnë dhe të vendosim ato që na duhen për sot dhe na kursejnë kohë e para për nesër. Por, na dhurojnë SIGURI!

Së paku, mendoj se duhet vetëm një ndjesë, për shumë nga këta figura! Një ndjesë për Kolonelin, që sot po vuan! Populli thotë: Njeriu i mirë fjalën e mirë e ka hak, po nuk ia the, i hyn në hak!” Atëherë të mos i hymë askujt në hak. Shumë nga ne u larguan, rendën gjykatave, fituan por, askush nuk u rikthye, pavarsisht vendimeve gjyqësore! Po fatura? Kush po e paguan? Për cfar u investua dhe a jemi kaq të pasur sa të hedhim në rrugë, intelektualë të këtij kalibri? Por ky pësim duhet bërë mësim! Mistri fajtor, vetëm për këtë duhet të kalojë në SAK, pse Jo?! Kjo është vjedhje moderne!

Largimet masive të të specializuarve, kësaj sëmundje e liderve të pa përgatitur dhe të pa ndëshkuar, ju duhet dhënë fund! MJAFT është MJAFT! Nëse duam ti përgjigjemi situatave që po jetojmë. E ardhmja nuk na i fal më gabimet. Fëmijët tanë kërkojnë tjeter të ardhme!

Gjeneral Br DR Agim LALA Ish Zv/Shef I SHPFA

Tiranë, 24 Mars 2022

Të fundit

Zhduket pa gjurmë 16-vjeçari shqiptar në Irlandë, dyshohet se…

Policia e Belfast-it ka lëshuar një apel për ndihmë pas zhdukjes së një 16-vjeçari shqiptar, Marvin Gjuzi, i cili...

Giro d’Italia në Shqipëri/ Policia zbulon masat e sigurisë në Elbasan

Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, e cila do të zhvillohet më 9 maj, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë...

Trendi i TikTokut për “çokollatën e Dubait” shkakton mungesë të fëstëkut

Promovimet që u bëhen disa produkteve në TikTok kanë tejkaluar pritshmëritë dhe kanë prekur edhe ekonomitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri...

Lezhë/ Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare

Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B.,...

Rama në Fushë Krujë: Na jepni besim që të bëjmë më të mirën për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale në Fushë Krujë, ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të mbështetur...

Lajme të tjera

Web TV