Akuzohet për disa vrasje, Nuredin Dumani jetonte me qira në Fier ku bashkëjetonte me një vajzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i Nuredin Dumanit, i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare për disa krime. Raportohet se Dumani jetonte në një banese me qira ne lagjen ‘Apollonia’ në Fier, bashkë me një vajzë nga Kosova.

Dumani besohet se ka lidhje me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites, ku në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i plagosur. Në banesën në katin e fundit të një pallati në Fier, ku jetonte Dumani, u gjet në cilësinë e provës materiale edhe një kallashnikov.

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë dhe një karikator i mbushur. Paraprakisht për këtë rast dyshohet se do të zhvillohej një krim, ndërsa është parandaluar pak para se të ndodhte. Vlen të përmendet se Dumani është një emër i njohur i drejtësisë. Ai dyshohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2020.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV