“Çdo javë njerëzit konsumojnë plastikë sa pesha e një karte krediti, zorrët po shkatërrohen”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimet e fundit kanë zbuluar se njerëzit konsumojnë rreth pesë gram grimca të vogla plastike çdo javë, që është sa pesha e kartës së kreditit. Grimcat plastike hyjnë në zinxhirin ushqimor të njeriut nga mbetjet e paketimit, duke hyrë në trup përmes kripës së detit, ushqimeve të detit dhe madje edhe ujit të pijshëm, shpjeguan shkencëtarët në Universitetin Mjekësor të Vjenës.

Nanoplastika e cila është më pak se 0,001 milimetra në madhësi dhe mikroplastika që shtrihet nga 0,0001 deri në 5 milimetra kanë aftësinë të ndryshojnë përbërjen e mikrobiomës së zorrëve, sipas studimit të botuar në revistën Exposure & Health.

Në thelb, këto plastika të vogla po bëjnë kërdi në zorrët e njerëzve. Ndryshimet në traktin gastrointestinal nga plastika janë të lidhura me sëmundje metabolike si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet kronike të mëlçisë. Ndërsa studiuesit e Universitetit Mjekësor të Vjenës po studiojnë ndikimet që nano- dhe mikroplastika kanë në trup, ata zbuluan gjithashtu se si këto plastika të vogla futen në indin tonë të zorrëve. Kur janë në zorrë, grimcat plastike shkaktojnë një përgjigje imune dhe aktivizojnë inflamacionin, me prova në rritje që sugjerojnë se nanoplastika në mënyrë specifike sjell formimin e kancerit.

Pirja e sasisë së rekomanduar të ujit – 1,5 deri në 2 litra në ditë vetëm përmes shisheve plastike do të futë 90,000 grimca plastike në vit në trupin tuaj, sipas një studimi. Por nuk janë pozitive rezultatet as për ata që pijnë ujë nga rubineti pasi ata që pinin të njëjtën sasi uji nga rubineti gëlltitnin rreth 40,000 grimca plastike çdo vit. Sipas studimit, efektet shëndetësore të plastikës “mund të jenë të pakthyeshme” dhe se ky është një rrezik për të cilin brezat e ardhshëm duhet të përgatiten. Megjithatë, autorët pranuan, plastika është “e pazëvendësueshme” në jetën e përditshme. Pra, ndërsa në dukje është e pamundur të shpëtosh nga marrja e nano- dhe mikroplastikës, Lukas Kenner, një nga bashkautorët e studimit, tha për Gut Health News se është më i dëmshëm për njerëzit me sëmundje kronike.

Të fundit

Veliaj kundërshton provat e reja të SPAK: Jeni marrë me telefonatat e mia dhe me familjen

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në seancën që po mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e...

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, dënohet me 12 vite burg Arjan Tase

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm dënoi me 12 vite heqje lirie Arjan Tasen, që drejtonte skafin që përplasi për vdekje fëmijen 7 vjeçar në...

Nis mbledhja e Partisë Socialiste, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë

Rama mbërrin me Ulsi Manjen per mbledhjen e drejtuesve politik në PS.

Tuneli nënujor që do të ndryshojë hartën rrugore dhe hekurudhore të Evropës

Në brigjet e Detit Baltik, në jug të Danimarkës, po merr formë një mrekulli e madhe inxhinierike – copë pas betoni gjigante – që,...

Seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj: Saliu e akuzoi SPAK si organizatë kriminale

Shqiptarja.com zbardh pjesë nga fjala e Erion Veliajt në Apelin e GJKKO, ku kërkon lirinë. Duke folur për ‘provat e reja’ që SPAK ka dorëzuar,...

Lajme të tjera

Web TV