Debate në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj-Berishës: Je i përjashtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur me debate mbledhja e Grupit Parlamentar në Selinë e Partisë Demokratike.

Raportohet se në këtë mbledhje janë të pranishëm edhe të gjithë deputetët që u shkarkuan nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha. E ndërkohë ashtu siç paralajmëroi dje, i pranishëm në këtë mbledhje është edhe lideri historik i kësaj partie, Sali Berisha. Kujtojmë se Berisha u përjashtua nga grupi më 9 shtator me vendim të Bashës, duke argumentuar se kjo ka ardhur për shkak të shpalljes së tij “non grata”. Kjo lëvizje solli edhe përçarjet e mëdha brenda PD.

Në mbledhje mungon ish-kryetari i partisë, Lulzim Basha, ndërsa kjo është mbledhja e parë e Grupit që pas vendimit të gjykatës që i dha drejtimin e PD Grupit të Rithemelimit.

Mesohet se Enkeljed Alibeaj ka pasur debate me Sali Berishën në mbledhje. Alibeaj i ka thënë Berishës se prezenca e tij është një sinjal i brishtë për demokracinë.

Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: Z.Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV