A do të “hapet” dera e PD për ambasadoren Kim? Berisha: Ajo ka fyer demokratët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë edhe njëherë të qartë se dera e PD do të jetë e hapur për këdo demokrat. I ftuar në Zone e Lirë, Berisha ka shtrirë dorën për t’u bashkuar me demokratët që u ndanë.

Gjithashtu ai ka lënë të kuptohet se dhe për ambasadoren Kim dera do të jetë e hapur, duke shtuar se më parë ajo duhet tu kërkoje falje demokratëve.

Ndërkohë teksa po fliste për rikthimin e tij ai ka përmendur edhe rikthimin e Papandreut në Greqi duke thënë se kur pa vendimin tim vendosi edhe ai që të rikthehej në skenën politike.

Pjesë nga biseda:

A do e lërë derën e blinduar për mbështetësit e Berishës?

Dera e blinduar e hequr mund të mbetet diku si instalacion po ato dyer nuk blindohen më kurrë. Nuk përjashtojmë asnjë njeri.

Si do e joshë pjesën gri të demokratëve?

Do të joshet së pari me një frymë krejt tjetër të PD. Do të jetë parti e votës së lirë, e forumeve, e ligjeve. Do bëjmë çdo gjë për shuarjen e sherreve. U bëj thirrje të shtrijmë dorën e të pajtohemi me demokratët që u ndamë.

A do ia hapë derën Yuri Kim?

Dera e PD është e hapur për vendet mike e çdo diplomat. Zonja Kim duhet të kërkojë falje, ajo ka fyer rëndë demokratët. Rikthimet nuk janë dëshirë njerëzore. Shikon edhe mikun e Ramës në Greqi. Kur Papandreu me pa mua tha “Kur u rikthye Berisha pse mos rikthehem dhe unë”.

Të fundit

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

Nga Ambasador Zef Mazi *Ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Ka disa kohë që po përmendet, si pa...

Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror

Nga Eduard Zaloshnja Aksioni i urdhëruar nga Rama në Lungomaren e Vlorës për spastrimin e territorit nga gjithfarë strukturash/tendash/çadrash/tavolinash pa leje apo me leje abusive...

Lajme të tjera

Web TV