I ktheu portofolin e paprekur Meryl Streep, shqiptari: E pranova shpërblimin sepse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raportimi i gazetarit të “CNN” në Twitter se një djalë nga Kosova kishte gjetur një portofol me 2000 Dollarë që i përkiste aktores hollivudiane Meryl Streep, ka bërë xhiron e rrjeteve. Gjesti i tij fisnik për t’ia kthyer patjetër pronares së tij, pa kurrfarë shpërblimi mahniti edhe gazetarin Bill Weir.

Emri i Zymer Berishës refuzoi të bëhej i ditur nga ai, por “Rudina” në Tv Klan mundi ta mësonte dhe të realizonte një intervistë në Skype për të ditur pak më shumë mbi ngjarjen.

Zymer Berisha: Meryl Streep s’e kam takuar ende, është një nga aktoret e mia më të preferuara, por kam takuar vajzën e saj. Ajo ka qenë e para që ka ardhur të marrë portofolin.

Zymeri tregon se portofolin e ka gjetur në Bruklin, në Nju Jork, ku edhe jeton e punon. Vendi i tij i punës grumbullon shpesh personazhe të artit dhe biznesit.

Zymer Berisha: Ishte një mbrëmje e bukur, për fatin tim që ta kisha në dorë atë portofol. Pashë një çantë të madhe midis rrugës. Makinat kalonin dhe e shkelnin, më dukej si një çantë e madhe e thashë të shkoj ta heq se më dukej sikur makinat vetëm i kalonin sipër. E mora, e hapa çantën për ta ditur e kujt ishte dhe kur e pashë aty fotografinë, kishte disa dokumente, karta krediti dhe në foto m’u duk si ndryshe, por kur e lexova, ishte Meryl Streep.

Rudina Magjistari: Në fotografinë e pasaportës ashtu dalim të gjithë, ndryshe, normale edhe Meryl Streep s’bën përjashtim.

Zymer Berisha: Në atë moment u befasova, por në të njëjtën kohë nuk hezitova të kontaktoja disa numra telefoni që ishin aty brenda. Vajza e saj erdhi ta marrë.

Lexo edhe :  Kujdes! Çokollata e famshme e Dubait mund të jetë kancerogjene

Rudina Magjistari: Mësove si kishte ndodhur që ajo çantë e madhe gjendej në mes të rrugës?

Zymer Berisha: Nuk e mësova, por vajza e saj punon aty pranë dhe me siguri ka vizituar atë e diçka ka ndodhur që e ka harruar aty.

Shumën e parave ai e mësoi vetë, gjatë kohës që po kontrollonte çantën nëse kishte ndonjë të dhënë se kujt i përkiste portofoli.

Zymer Berisha: E konstatova vetë më herët. I pashë fotografitë e fotot që u mundova të mësoj se kujt i përket çanta për t’ia kthyer. Shuma e parave ishte e madhe, por sidoqoftë që e kam mësuar prej prindërve të mi, që çfarëdo qoftë, me vlerë sado të madhe, kur s’të përket ty, nuk është e jotja. Vajza e saj në fillim tha “oh Zot i madh” dhe pasi u largua prej meje e kishte parë që s’mungonte asgjë.

Rudina Magjistari: Është e vërtetë që ajo të ofroi një shpërblim por ti nuk pranove?

Zymer Berisha: Vajza e saj erdhi prapë e më tha që mami më dërgoi prapë te ti se duhet të pranosh diçka të vogël sa për falenderim dhe e pranova.

Të fundit

Putin takon emirin e Katarit, kritikon mbështetjen turke për opozitën siriane

Gjatë një takimi në Moskë me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti rus Vladimir Putin bëri...

Andrew Tate i dhurohet një Tesla Cybertruck me targa shqiptare

Influencuesi britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka qenë një nga emrat më të diskutueshëm të viteve të fundit. Ai së bashku me të vëllanë janë të përfshirë...

Portreti që tronditi botën shpallet Fotografia më e Mirë e shtypit Botëror për vitin 2025

Një portret prekës i një djali të vogël nga Gaza, që po rikuperohet nga plagët e luftës, është shpallur Fotoja e Vitit nga World...

A mund të ndikojë Giorgia Meloni tek Trump në interes të BE?

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të presidentit Trump në detyrë, si e vetmja kryetare e një qeverise të...

A ishin oqeanet dikur të gjelbra?

Në vitin 1990, sonda Voyager 1 bëri një foto historike të planetit tonë, të marrë nga më shumë se 6 miliardë kilometra larg. Sonda ishte përtej orbitës së...

Lajme të tjera

Web TV