Në fillim prillin e vitit 1453, Sulltani osman Mehmed II fillon rrethimin e Konstandinopojës dhe e pushton atë në 29 maj.
Mehmeti filloi rrethimin e Konstandinopojës me një ushtri prej 80,000 deri në 200,000 trupa, një varg artilerishë i përbërë nga mbi shtatëdhjetë copë, dhe një flotë prej 320 anijesh, pjesa më e madhe e tyre ishin anije tregtare dhe transportuese mallrash. Qyteti ishte i rrethuar nga deti dhe toka; flota në hyrje të Bosforit shtrihej nga njëri breg në tjetrin në formën e një gjysmëhëne, për të ndërprerë dhe sprapsë ndonjë ndihmë të ardhun nga deti për Konstandinopojën.
Në fillim të prillit, filloi rrethimi i Konstandinopojës. Në fillim, muret e qytetit i mbajtën jashtë osmanët, edhe pse ushtria e Mehmetit përdorte topin e sapo krijuar nga Orbani, një top gjigant i ngjashëm me shahinë. Porti i Bririt të Artë u bllokua nga zinxhirë dhe u mbrojt nga 28 anije luftarake.
Marrja e Konstandinopojës (dhe dy territoreve të tjera bizantine të shkëputura shpejt pas kësaj) shënoi fundin e Perandorisë Romake, shtet perandorak që kishte zgjatur për gati 1500 vjet.
Pushtimi osman i Konstandinopojës gjithashtu i dha një goditje masive krishtërimit; ushtritë osmane pas kësaj ishin të lira për të përparuar në Evropë, ndërsa Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, do të mbetej penguesi i vetëm i tyre drejt Italisë dhe Evropës perëndimore.
Pas pushtimit të kryeqytetit bizantin, Sulltan Mehmeti e transferoi kryeqytetin e Perandorisë Osmane nga Adrianopoja (Edirne) për në Konstandinopojë (Stamboll). Shumë intelektualë u larguan nga qyteti para dhe pas rrethimit; shumica e tyre emigroi kryesisht në Itali, ku ndihmuan për rilindjen italiane.
Pushtimi i qytetit të Konstandinopojës, për disa historianë, shënoi edhe fundin e periudhës së Mesjetës.