Dita pa makina/ Njihuni me rrugët që do të bllokohen për 6 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama e diela e parë e çdo muaji do të jetë pa makina. Raportohet se qarkullimi për automjetet do të kufizohet sot nga ora 09:00-15:00 në disa akse të Tiranës dhe jo vetëm.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhe George.W.Bush.

Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Berat:

Do te mbyllet aksi rrethrrotullim “Ypsiloni”-rrethrrotullim “Ura e Gorices” dhe “Shetitorja Osumi”.

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

Fier:

Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit). Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë; • Rruga “Kastriot Muço”, nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”. • Rruga “Rauf Nallbani”, nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj” • Bulevardi “Ramiz Aranitasi”, nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa. • Bulevardi “Jakov Xoxa”, nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës • Rruga Dervish Hekali, nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Lexo edhe :  ‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Durrës:

Bulevardi “Dyrrah”, Rruga “Grigor Durrsaku”

Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve, Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.

Korçë:

Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00.

Lezhë:

Bulevardi “Gjergj Fishta” nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit”Besëlidhja”,

Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

Dibër:

Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00

Lushnje:

Shëtitorja “Kongresi” nga Banka Raiffeisen deri te “Sheshi i Qytetarëve”

Rruga “Misto Mame” nga Gjimnazi “18 tetori” deri tek kryqëzimi “Labëria”

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV