“Dua të di të vërtetën”, flet babai i tre vajzave të helmuara nga nëna e tyre në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manos Daskalakis, babai i tre fëmijëve nga Patra të cilët humbën jetën në mënyrë të mistershme brenda tre vitesh ka dhënë intervistën e dytë televizive dhe ka “zbrazur mllef” ndaj ish-gruas, Roula Pispirigou e cila akuzohet për vrasjen e tyre.

Sipas mediave greke, në intervistë Dasskalidis tha se nuk fshihet, nuk mungon dhe kërkon të dijë të vërtetën. I pyetur se çfarë do të bëjë tani e tutje, pas arrestimit të Roula Pispirigou dhe akuzës për vrasje me paramendim, me përdorimin e ketaminës, ai tha se qëndrimi i tij është i qartë.

“Nuk kam asgjë për t’u frikësuar nga askush. Unë dua të di të vërtetën për fëmijët e mi. Nga erdhi ketamina, ku e mori ketaminën. Si e dha? Çfarë ndodhi me dy fëmijët e mi të tjerë?”- u shpreh Dskalidis.

Në fragmentin nga intervista që do të publikohet nesër, babai i tre fëmijëve është shprehur se ka pësuar tronditjen më të madhe të jetës së tij. A i tha se nuk e priste kurrë që në të 30-at e tij të përjetonte diçka të tillë.

“Dua vetëm të dëgjohet e vërteta. Nuk kam arsye tjetër. Unë kurrë nuk e kam fshehur të vërtetën dhe kurrë nuk kam për të fshehur asgjë. Thashë në çdo vdekje më vjen keq që punoj kaq shumë orë për të bërë më të mirën për fëmijët e mi dhe nuk kam jetuar disa momente me ta. Nëse jam penduar një herë, atëherë pendohem 50 tani. Por gjithmonë kam punuar për të bërë më të mirën për ta. Nuk e prisja kurrë të vinte ky moment”, tha me lot në sy babai i tre vajzave.

Nëna është e dyshuara kryesore si autore e vrasjes së tre vajzave të saj në Greqi. Çështja e vdekjes së tre fëmijëve në Patras është vënë para drejtësisë pas ndjekjes penale dhe arrestimit të nënës 33-vjeçares Roula Pispirigou. Gruaja është mbajtur gjithë natën në prokurori dhe pritet që të rrëfehet mbi atë çka ka bërë ndaj vajzave të saj.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV