Si rrallëherë! Fjolla Morina shfaqet e mbuluar me shami (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është shfaqur në rrjetet sociale apo në daljet e saj publike, gjithmonë shumë provokuese dhe me veshje mjaft seksi.

Por me postimet e bëra së fundmi në “Instagram”, Fjolla i ka habitur të gjithë, pasi shihet krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim më parë.

Si rrallëherë këngëtarja është shfaqur e mbuluar me shami. Bashkëngjitur fotos së postuar, Morina ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Mirë se vjen o muaj i bekuar i Ramazanit, qoftë i lehtë, i begatë dhe i mbushur me vepra të mira për të gjithë besimtarët. Amin”, shkruan këngëtarja në “Instastory”.

Ndërkohë kujtojmë se Fjolla ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të ndarjes nga bashkëshorti biznesmen, Fisnik Syla. Ishte ky i fundit që reagoi i parë për ndarjen e tyre duke thënë se ishte “i lirë si zogu”.

Biznesmeni kosovar vinte në këtë marrëdhënie pasi kishte braktisur gruan e tij dhe fëmijët, ndërsa Fjolla kishte lënë pas një marrëdhënie tejet konfliktuale, që përfundoi edhe me dhunë.

Të gjithë e mbajnë mend edhe ‘dasmën’ përrallore në Maldives të dyshes, teksa këngëtarja ndodhej në arrati.

 

Të fundit

VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona....

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje...

“Fansja ime numër një”, Sokol Balla poston foton e vajzës që e ndjek nga ekrani

Gazetari i njohur, Sokol Balla ka ndarë me ndjekësit e tij një moment tejet të veçantë. Në rrjetet e tij sociale, gazetari dhe drejtuesi i...

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres

Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv. Shpesh, stresi mund të trokasë në derën tonë...

Video/ Si rrallëherë mami i Xhensila Myrtezajt ngjitet në skenë dhe këndon me të bijën

Xhensila Myrtezajn e kemi parë me qindra herë në skenë, por si këtë radhë asnjëherë! Këngëtarja ka marrë për herë të parë suprizën më...

Lajme të tjera

Web TV