A do i ‘ngrijë’ Shqipëria asetet e rusëve? Manja: Po shqyrtojmë listën se kush është mbështetës i Putin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se vendi ynë do i bashkohet aleatëve perëndimorë në sanksionet për oligarkët rusë që kanë asete në Shqipëri.

I pyetur nga gazetarët nëse ka në vendin tonë asete të rusëve që mbështesin pushtimin e Ukrainës, Manja tha se vendi ynë po bashkëpunon me aleatët dhe nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës, do të merren masa për të vendosur sanksionet.

“Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë. Bën pjesë në shtetet që kanë vendosur sanksione. Është një proces që udhëhiqet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë. Nëse do kemi një listë të personave të shpallur si mbështetës së luftës, ne si qeveri do zbatojmë deri në fund angazhimin që kemi marrë përsipër”, u shpreh Manja.

Të fundit

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është...

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka “kopsitur” dosjen për në gjyq...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një prej zonave më të frekuentuara...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Lajme të tjera

Web TV