Ngacmonte s*ksualisht 5-vjeçarin shqiptar pasi e merrte nga kopshti, 65-vjeçari dënohet me burg në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 65-vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata greke me burg, pasi është shpallur fajtor për ngacmim seksual dhe gjeste të turpshme ndaj një djali 5-vjeçar (në atë kohë). Ai u dënua me 18 muaj burg, në mungesë dhe pa pasur fuqi ankimimi.

Sipas mediave vendase, i mituri ishte djali i një shoku të 65-vjeçarit, po ashtu shqiptar, me të cilin kishin miqësi dhe jetonin pranë njeri-tjetrit në Volo.

Autori nga shkurti-maj të vitit 2017 kryente veprime të turpshme me 5-vjeçarin, të cilin e merrte nga kopshti pasi mbaronte.

Ka qenë mësuesja e kopshtit ajo që e ka zbuluar këtë incident. Ajo ka qenë edhe njëra prej dëshmitareve në gjykatë ku theksoi faktin se i vogli nuk dëshironte të ikte me 65-vjeçarin, kur vinte ta merrte nga shkolla.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV