Legalizimi i kanabisit, Ekonomi merr si shembull Maqedoninë e Veriut: Hap vende pune, është zinxhir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Standardet Milva Ekonomi mori shembuj në rajon për të treguar ndikimin e legalizimit të kanabisit në Shqipëri. E ftuar në Abcnews, Ekonomi përmendi Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ministrja tha se numri i kultivuesve dhe tregtuesve të kanabisit do jetë i kufizuar, por do të shtojë vendet e punës. Sipas saj, sektorët e rinj që krijohen kërkojnë punonjës dhe gjithçka shkon zinxhir.

“Shembujt për këtë në Ballkan janë. Ka disa shembuj. Maqedonia e Veriut. Ne nuk jemi në një rajon kur ky legalizim nuk ka ndodhur. Nuk është hera e parë që hidhet kjo ide. Edhe para një viti e gjysmë kjo çështje ka qenë e diskutuar. Ka rregullime në përdorim, tregtim etj. Tregtimi do jetë i kufizuar. E gjitha do shikohet si një paketë që do jetë shumë i kufizuar numri i atyre që do e prodhojnë e tregtojnë. Si çdo sektor të ri në ekonomi do ketë një influencë sepse aktivizon burime që deri më tani s’kanë qenë të aktivizuara. Do aktivizojë sipërfaqe toke, fuqi punëtore, mekanikë. Kërkim shkencor, përpunim, tregtim. Do ketë zinxhir nënsektorësh. Duke dalë sektorë të rinj ato kërkojnë të punësojnë të tjerë. Do ketë vlerë më të madhe tregu. Ky është sektor ekonomik dhe duhen parë disa vende që e kanë një taktikë të ngjashme. S’kemi të bëjmë me përdorim masiv, do jetë i kufizuar, tregtimi s’do jetë i lirë,”- u përgjigj Ekonomi.

Sipas rezultateve të Këshillimit Kombëtarë të publikuara sot nga Kryeministria, 61% e qytetarëve kanë votuar “pro” për kanabisin mjekësor, që sipas Edi Ramës do të rrisë ekonominë e vendit dhe do të hapë vende të tjera punë.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Lajme të tjera

Web TV