Meta kujton 7 prillin 1939: Ky truall ka lindur dhe do të rritë gjithmonë heronj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sot 7 prillin 1939, duke e quajtur një ditë të zezë në historinë e Shqipërisë.

Presidenti Meta shkruan se sot është një ditë nderimi për fillimin e Rezistencës Antifashiste të patriotëve tanë, me në krye heroin Mujo Ulqinakun.

Ai thekson se çdo kohë dhe periudhë historike ka heronjtë e saj dhe ky truall ka lindur dhe do të rritë gjithmonë heronj, për të mbajtur gjallë amanetin e të parëve tanë brez pas brezi, në mbrojtje të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe dinjitetit kombëtar.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Përkujtojmë sot një ditë të zezë në historinë e Shqipërisë, 7 prill 1939, ditën e kthimit të mikut më të ngushtë në armikun më të pabesë ndaj lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të vendit tonë.
Sot është edhe një ditë nderimi për fillimin e Rezistencës Antifashiste të patriotëve tanë, me në krye Heroin Mujo Ulqinaku, që në ato momente të errëta, i dolën për zot Atdheut, duke i qëndruar besnik betimit mbi Flamurin Kombëtar për të mos kursyer as jetën e tyre.
Dëshmorët e Atdheut, që ranë në këtë ditë, janë edhe frymëzuesit e gjithë asaj Rezistence të mëpasshme, deri në Çlirimin e plotë të vendit, që e rreshtoi Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Çdo kohë dhe periudhë historike ka heronjtë e saj dhe ky truall ka lindur dhe do të rritë gjithmonë heronj, për të mbajtur gjallë amanetin e të parëve tanë brez pas brezi, në mbrojtje të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe dinjitetit kombëtar.

  • foto galeri

Të fundit

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Lajme të tjera

Web TV