Pasaportat më të fuqishme në botë, CNN tregon ku renditen Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liria e lëvizjes nëpër botë është thelbësore si për njerëzit, bizneset apo dhe industrinë.

Së fundmi lufta në Ukrainë, e cila pasoi me sanksione të vendosura ndaj Rusisë prej Perëndimit si edhe të qeverisë së Putinit ndaj shteteve të tjera kanë patur një ndikim të madh sa i përket lëvizjes në botë.

Bëhet me dije se CNN ka publikuar së fundmi indeksin mbi lirinë e lëvizjes të nxjerrë nga kompania me bazë në Londër Henley & Partners e cila ka monitoruar rregullisht pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë që nga viti 2006.

Henley & Partners vë në dukje se pasaporta më shumë e “ndëshkuar” aktualisht është ajo e Rusisë për shkak të sanksioneve të Perëndimit, ndërsa nuk ka ndonjë ndryshim të madh sa i përket kreut të listës për pasaportat më të fuqishme.
Sipas kompanisë në fjalë, pasaportat më të fuqishme është ajo e Japonisë dhe Singaporit, me të cilat mund të udhëtosh pa vizë në 192 destinacione. Lista më pas vijon me Finlandën, Italinë, Luksemburgun, Austrinë, Danimarkën, Holandën dhe Suedinë.

Por, cilat janë pasaportat më të “dënuara”?

Shteti më i ndëshkuar është Afganistani, me pasaportën e të cilit mund të udhëtosh pa vizë vetëm në 26 shtete, më pas vjen Iraku me 28 shtete; Siria me 29 shtete; Pakistani me 31; Jemeni me 33; Somalia me 34; Palestina me 37 dhe Koreja e Veriut me 39.

Ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 51 me 114 destinacione, Kosova renditet në vendin e 77, ndërsa Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë para nesh me respektivisht në vendin e 37 dhe 44.

Të fundit

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Shkrumbohet banesa në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha

Një apartament në Vlorë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Lajme të tjera

Web TV