Tre vite burg se hapi dritare pa leje/ Ja “spiuni” që futi në probleme me drejtësinë Bojken Lakon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzikanti, Boiken Lako është dënuar nga Gjykata e Tiranës me tre vite burg, të cilat janë konvertuar në shërbim prove. Po ashtu, ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT. Gjithçka ndodhi pasi muzikanti, ka bërë hapjen e katër dritareve në njërën faqe të objektit, të cilin do ta kthente në studio muzikore.

Shkelja

Lako kishte marrë një ambient të shkatërruar në zonën e NISHERAKU-t në Tiranë duke tentuar ta kthente në studio muzikore. Ambienti ishte i papërdorshëm dhe rrjedhimisht kërkonte rikonstruksion.

Për të bërë këtë, Lako ka marrë një leje në minibashkinë nr.7 për të kryer punime. Por, një telefonatë në bashki bëri që atje të shkoni inspektorët dhe të vërtetonin se gjatë punimeve ishin hapur pa leje katër dritare në katin e dytë të ndërtesës. Kjo ka qenë edhe shkelja e kapur prej tyre që çoi Lakon para gjykatës edhe pse kishte marrë leje për kryerjen e punimeve.

Si u spiunua Bojken Lako

Në datë 16.02.2021, Në Komisariatin e Policisë Nr.2 është njoftuar me telefon nga një qytetar, se në rrugën “Shefqet Musaraj”, në anën e majtë të saj, tek një ndërtesë dy katëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje. Pas njoftimit është shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë këqyrjes është konstatuar se kjo banesë ishte në bllokun e ish magazinave tek ish NISHARAK, në afërsi të UET, e cila ishte marrë me qira nga shtetasi Boiken Lako dhe punimet po kryheshin prej tij. Nga këqyrja ka rezultuar se në katin e dytë ishte një ambient holl, me përmasa 30 m2 me 7 të përshtatura në dhoma, ku po kryheshin punime ndërtimore. Në dhomën e parafundit nga ana lindore ishte hapur një mur, me përmasa 120×100 cm, një dritare, në dyshemenë e kësaj dhome kishte materiale inerte, tulla dhe llaç, në dhomën e fundit ishte vendosur një dritare duralumini, të gjitha ambientet e brendshme ishin të ndara në dhoma, nuk kishte dyer të vendosura, tavani i hollit të ambientit ishte i pa suvatuar, por i shtruar me parket laminat.

Deklarimi i muzikantit

Lexo edhe :  Mat/ Babai e denoncoi të zhdukur, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit!

Në deklarimet e tij Boiken Lako është shprehur se me “lejen” me të cilën ishte paisur, ka menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte problem, por shkresa e Njësisë Administrative Nr.7 është bërë nga pronari dhe jo nga Boiken Lako dhe saktësisht është kërkuar që në objekt të kryhen “ suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike” si dhe përmendet se ndërhyrjet e bëra jashtë kësaj kërkese dhe rregullores së Zhvillimit të Territorit e ngarkon subjektin me përgjegjësi ligjore.

Arsyetimi i gjykatës

Boiken Lako u dënua me burg (vendim i konvertuar në shërbim prove) edhe pse kishte marrë leje për kryerjen e punimeve në një ambient të ish-NISHERAKUT në Tiranë, të cilën do ta kthente në studio muzikore.

Gjyqtari që ka firmosur vendimin është treguar “i mëshirshëm” ndaj Lakos duke theksuar se ai kishte pranuar “krimin” dhe se ishte treguar bashkëpunëtor gjatë procesit gjyqësor, si edhe nuk ishte i dënuar më parë.

Të treja këto fakte bëjnë që sipas gjyqtarit dënimi me burg të konvertohej në shërbim prove. Gjatë kësaj periudhe Lako duhet të kontaktojë në mënyrë periodike agjentët e shërbimit të provës si edhe nuk duhet të kryejë vepra të tjera penale.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vite burg muzikantin Bojken Lako, vendim që është konvertuar me shërbim prove. Ishte 16 shkurti i vitit 2021, kur një telefonatë denoncuese mbërrin në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë.

Qytetari, i shqetësuar nga zhurmat e punimeve në një godinë aty pranë, ka njoftuar policinë duke theksuar se ndërtimet, po zhvilloheshin pa lejen përkatëse.

Policia më pas mbërrin në vendngjarje dhe konstaton se në katin e dytë në një ambient në ish-NISHARAK, po kryheshin punime nga Lako. Këngëtari kishte në plan që të rikonceptonte godinën e vjetër, në një studio muzikore, pjesë integrale e punës së tij prej artisti.

 

Të fundit

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez...

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin...

Lindja e Henry David Thoreau: Zëri i ndërgjegjes kundër pushtetit

12 Korrik 1817 Më 12 korrik 1817, në qytetin Concord të Masaçusetsit, lindi Henry David Thoreau – një nga mendimtarët më të thellë të Amerikës...

“Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

Lajme të tjera

Web TV