Veliaj jep lajmin e mirë: Shumë shpejt nis ndërtimi i shtëpive në Pezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, risolli në vëmendje programin e rindërtimit, kur tha se së shpejti do të nisë edhe ndërtimi i shtëpive në Pezë.

Një pjesë e fjalës së Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak:

Sapo kemi zhbllokuar procesin e rindërtimit të shtëpive në Pezë – edhe aty ka mbaruar infrastruktura rrugore, së shpejti nisim me ndërtimin e shtëpive. Pashë lajmet në një televizion, që qartazi e ka një krah dhe agjendë politike thoshte: Shtëpitë po shkojnë te varrezat, varrezat po shkojnë te shtëpitë në Baldushk. Ky është nonsens! Kur pronarët e atij televizioni qeverisnin vendin, në varrezat e Sharrës ndërtohej pa leje në mes të varrezave. 

Ku ka toka publike, të ish-kooperativës ose të reparteve ushtarake, bashkia mundohet t’i vërë në funksion të saj, që të ulë sa më shumë kostot e shpronësimit. Ndaj, ftesa për kolegët e opozitës është se nuk mund të bëhet politikë me gjithçka, sidomos kur vetë ke qenë në krye të shtetit dhe në varreza artistët varroseshin në asfalt. 

Le të mos bëjmë politikë për këto dhe le të ecim përpara me historinë e rindërtimit pas tërmetit. Vendimi që marrim sot na zhbllokon një pjesë të madhe të fondeve të atyre që do t’i ndërtojnë vetë shtëpitë”.

Të fundit

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

“Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie”

"E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata!” Kështu ka deklaruar...

Rusia sulmon dhe liron! Sulmet ajrore vrasin 12 persona në Ukrainë

Rusia ka nisur një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës, duke përdorur 367 raketa dhe dronë. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 civilë kanë humbur...

Lajme të tjera

Web TV