Sulmi ndaj Kim/ Escobar paralajmëron thellim të ndëshkimeve për Berishën dhe PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Departamentin e Shtetit në SHBA janë të tronditur për ‘sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim nga ana e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin atë. Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar ashpër, teksa shprehet se Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Biden. Top Channel ka arritur të marrë një reagim Gabriel Escobar, i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor në lidhje me ragimin e Berishës ndaj diplomates amerikane në Shqipëri Yuri Kim.

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Të shpresuarit nga Sali Berisha se ky kurs amerikan mund të ndryshojë siç ai po përpiqet me çdo kusht ta bëj, është dhe do të mbetet një ëndërr në sirtar. Këtë ia përsërit edhe njëherë tjetër zyrtari i lartë i DASH, Garbiel Escobar. “Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosu, i fortë dhe i pandryshuar”, sipas Escobar. Të kujtuarit nga nga Gabriel Escoban në përgjigje se Yuri Kim është  përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk lë vend për interpretim  dhe rrëzon pretendimin e Sali Berishës për agjenda personale ndaj tij nga ambasadorja Yuri Kim.

Lexo edhe :  Situata me zjarret, Berisha tregon arsyet përse ishin krim shtetëror

Është një tjetër shuplakë amerikane pikërisht në momentin kur 30 Prilli po afron dhe Sali Berisha e shikon veten gjithmonë e më pranë zyrtarizmit në  ri-drejtimit e PD. Por serish te izoluar. Kësaj radhe, jo si individ, por si formacion politik. Ambasadores amerikanë, i është përsëritur shpesh  akuza e sjelljes prej guvernatoreje,  nga rekordmeni marrëdhënieve problematike me SHBA, Sali Berisha.

 

Të fundit

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë. Zhegrova pritet...

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Nga ARTUR  AJAZI Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar...

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re. Durrsakët...

Lajme të tjera

Web TV