I rrethuar nga policë të armatosur/ Pamjet nga arrestimi i shqiptarit më të rrezikshëm në Ekuador (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar pamjet e arrestimit të shqiptarit më të rrezikshëm në Ekuador, Nezdet Vokshi.

I rrethuar nga policë të armatosur dhe me pranga në duar, duket momenti kur 55-vjeçari shqiptar shoqërohet për në komisariat.

Vokshi kërkohej nga Interpoli për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Pas informacioneve që mori në rrugë operative se shqiptari jetonte në një fshat të Guajakil, policia arriti të kapte Vokshin.

Vokshi u arrestua pranë një karburanti teksa po udhëtonte për në shtëpi me makinën e tij Ford. Ai pritet të ekstradohet në Holandë.

55-vjeçari ishte regjistruar zyrtarisht si tregtar i fruta-perimeve, dhe u vu në shenjën e kuqe të Interpolit disa javë më parë si i dyshuar për trafik kokaine. Ky nuk është arrestimi i parë i Nezdet Vokshit – ai është vendosur në pranga në Peru në vitin 2012 me kërkesë të autoriteteve belge, por atëherë u arratis me familjen në Ekuador përpara se të mund të ekstradohej në Belgjikë.

Ai gjithashtu supozohet të jetë ende duke vuajtur dënimin në mungesë për kontrabandë kokaine të dhënë në vitin 2011, kur ishte përfshirë në importin e 400 kilogramëve kokainë përmes portit të Antwerpen.

Të fundit

Bashkimi Europian ka një kërkesë urgjente për Shqipërinë: Kemi që në 2021 që e presim…

Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it...

Sa besojnë europianët te BE? Sondazhi i fundit i ka shokuar të gjithë (rekord nga 2007)

Besimi i qytetarëve evropianë në Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij ka arritur një nivel rekord prej gati dy dekadash, sipas Eurobarometrit të fundit,...

Imzot Gjergj Meta takon Papa Leonin në Vatikan, e fton të vijë në Shqipëri

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, është takuar sot me Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, gjatë Udiencës së Përgjithshme të mbajtur...

Po vjen paqja Rusi-Ukrainë? Prisni lajmin e madh më 2 qershor në Stamboll

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka njoftuar se raundi i dytë i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet në Stamboll më...

Si i humbi Kosova 600 mln euro projekte? Kokëfortësia e Kurtit sjell pasoja…

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, të vendosura pas dështimit të qeverisë së Prishtinës për të frenuar tensionet e rënda në veri të vendit midis...

Lajme të tjera

Web TV