Një 31-vjeçar është arrestuar si autor i atentatit që i ka bërë pronarit të një shkolle private në Tiranë në zonën e Liqenit të Thatë. Ngjarja kishte ndodhur më 18 janar. 63-vjeçari Lulëzim Masha po lëvizte me automjetin e tij tip “Mercedez Benz ML”, kur në drejtim të tij u qëllua me plumba pistolete nga Skerdi Tasi.
‘Skerdi Tasi., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç”, thuhet ne njoftimin e policisë.