Donaldi thyen heshtjen: Po përpiqem të fitoj atë që kam humbur, uroj që Bora të shkrihet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia e Donaldit me Borën dhe ndarja e tij me Beatrix Ramosaj kanë qenë kryeqendra e mediave rozë. Aludimet se aktori dhe moderatorja janë rikthyer së bashku kanë pushtuar faqet e para të mediave dhe rrjeteve sociale.

Disa ditë më parë qarkulluan pamjet e makinës së Donaldit poshtë apartamentit të Borës dhe më pas “thashethemet” se ata ishin bashkë në Zvicër.

Mirëpo, as Donaldi dhe as Bora nuk kishin reaguar në lidhje me këto lajme, deri më sot.

Ka qenë aktori i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ai që prej momentit që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother” po përpiqet që të rifitojë Bora Zemanin, të cilën e humbi brenda shtëpisë dhe ka mbyllur dyert të cilat nuk duhet ti kishte hapur kurrë, duke nënkuptuar marrëdhënien e tij me Beatrix Ramosajn.

“Nuk kam folur që nga mbarimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqijat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohet ta rifitoj që në momentin që dola, e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe unë mendoj që i mora por dhe i dhashë maksimumin tim., E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj ta kuptoni e ta respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet ti kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që (emoji me borë) të shkrihet”, shkruan Donaldi.

Lexo edhe :  Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Të fundit

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

Lajme të tjera

Web TV