Horoskopi për ditën e hënë, 11 prill 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje nuk rekomandohet të përfshihen nëpër sekrete. Kjo do të
krijonte një situatë të sikletshme dhe do t’ju merrte kohën e lirë. Do të ishte më mirë të përqendroheshit në punë apo në çështjet familjare.

Demi
Demët rrezikojnë të përballen me probleme, pas një mashtrimi të bërë nga ana e tyre. Bëni shumë kujdes gjatë bisedave ditën e nesërme. Mos ndani sekrete familjare me të huajt. Jepini prioritet sporteve dhe aktiviteteve fizike.

Binjakët
Disa Binjakë duhet të lënë mbresa të paharrueshme tek një person i seksit të kundërt. Ka gjasa që diçka mos t’ju shkojë ashtu siç duhet. Ata që janë në kërkim të dashurisë nuk duhet të flirtojnë me persona që janë në një marrëdhënie. Nuk rekomandohet të merrni para borxh.

Gaforrja
Detyra kryesore për Gaforret nesër mund të jetë lufta për pastërti në hapësirën personale. Mos hezitoni të hidhni gjërat që nuk i përdorni më. Kujdesuni për fizikun tuaj. Nuk rekomandohet të qëndroni gjatë në shtrat apo të kaloni shumë kohë para televizorit.

Luani
Luanët duhet të tregojnë zgjuarsi dhe takt me këdo në komunikim. Ka gjasa që këta persona do t’ju mbështesin në zgjidhjen e disa çështjeve serioze. Ka gjasa që të tundoheni e të flirtoni me dikë, por bëni kujdes pasi për të martuarit e kësaj shenje kjo është shumë e rrezikshme.

Virgjëresha
Mbani veten nën kontroll dhe shmangni inatin. Nëse do të keni dëshirë dhe vullnet, mund të arrini fitore të mëdha në marrëdhëniet personale dhe në punë nesër. Ata që merren me biznes rekomandohen të mos braktisin idetë e tyre. Mbrëmjen mund ta kaloni vetëm duke u relaksuar.

Peshorja
Peshoret nesër do të tregohen mjaft të kufizuar dhe fjalëpak. Në punë do të jeni shumë të ngarkuar. Sa i përket financave, do të jenë të kënaqshme. Ndoshta këto para do të vijnë nga shitja e disa artikujve tuaj. Të martuarit e kësaj shenje mund të mendojnë edhe për zgjerimin e familjes.

Lexo edhe :  Si të dekorojmë tavolinën për Vitin e Ri, disa truke të veçanta

Akrepi
Akrepët do të befasohen nga një dhuratë që do të marrin nga një person i panjohur. Sportet ekstreme apo udhëtimet e lodhshme nuk janë të mirëpritura gjatë kësaj kohe. Në mbrëmje do të ndiheni të lodhur. Mënyra më e mirë për ta kaluar këtë gjendje është një mbrëmje me miqtë ose një shëtitje.

Shigjetari
Disa Shigjetarë do të shijojnë eventet e kësaj dite. Në marrëdhëniet personale gjithçka do të shkojë mirë. Mund të bashkoheni me një ish partner/partnere ose të nisni një marrëdhënie shumë të bukur dashurie. Bëni shumë kujdes teksa ngisni makinën.

Bricjapi
Bricjapët mund të tregojnë bujari të paprecedentë. Ndoshta mund të shpenzoni një shumë të madhe parash për një dhuratë për një familjarin tuaj. Ka gjasa që një projekt të kërkojë kujdes të vecantë. Në mbrëmje do të përballeni me plane të papritura.

Ujori
Nesër mund të konfuzoheni për shkak të sjelljes së dikujt pranë jush. Rekondohet në fokusoheni në planet për të ardhmen. Ata që janë në kërkim të dashurisë do të ishte e udhës t’i përkushtoheshit partnerit/partneres me të cilin/cilën keni kaluar një kohë të gjatë. Mos flisni hapur me persona që nuk i njihni mirë.

Peshqit
Mund të përballeni me një konflikt me një mik të ngushtë apo me indiferencën e
partnerit/partneres suaj. Mos lejoni pesimizmin t’ju prishë planet e mirëmenduara për këtë ditë. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve.

Të fundit

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm, ofron mundësi të shumta

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për fillimin e shërbimeve të Starlink në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një...

Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Fluks pasagjerësh është shënuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Raportohet se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të se shtetasit...

Meloni: Të hënën do të shohim si do të procedojmë me Shqipërinë për emigrantët

Kryeministrja Giorgia Meloni vijon të këmbëngulë në lidhje me çështjen e dërgimit të emigrantëve në vendin tonë. Nga Finlanda, Meloni deklaroi se të hënën...

Mesazhi i Kryepeskopit Anastas për besimtarët me rastin e Krishtlindjeve

Në një mesazh të ngrohtë për besimtarët, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasi, thekson rëndësinë e mishërimit të Fjalës së Perëndisë...

“Puthje për të gjithë ju që…”, Parashqevi Simaku flet për Fest ’63

Në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’, është krijuar një emocion i veçantë, kur Festivali i Këngës është përshëndetur nga...

Lajme të tjera

Web TV