Mediet e huaja: BE-ja do japë dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile në muajin qershor. Kështu shkruan media “Euractiv” referuar burimeve të saj, duke nënvizuar se kjo vjen pas ofertës së Ukrainës.

Në artikull shkruhet se Shqipëria mund të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut, sipas kryeministrit Edi Rama. Përpjekja e Shqipërisë për t’u bashkuar me bllokun europian është e lidhur me Maqedoninë e Veriut. “Ndërsa të dyja vendet kanë përmbushur kërkesat, në letër, Bullgaria ka vënë veton ndaj këtyre të fundit për çështjet historike dhe të të drejtave të njeriut”, shkruan “Euractiv”.

Shqipëria nuk mund të presë më që dy fqinjët të zgjidhin zënkën e tyre. Kursi ynë në atë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama të enjten në Tiranë.

Burimet thonë se një vlerësim pozitiv për Ukrainën nuk mund të jetë në tryezë nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk përparojnë.

Serbia dhe Mali i Zi janë në krye nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por procesi i pranimit të Malit të Zi ka shtagnur disi dhe ndërsa Serbia vazhdon të hapë kapituj, nuk ka vullnet të vërtetë politik për t’u bashkuar me BE. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të radhës, në pritje për të nisur zyrtarisht bisedimet, ndërsa Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë marrë ende statusin e kandidatit”, thuhet më tej në artikull.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV