Më 12 prill të vitit 1945, vdiq Franklin Roosevelt. Nënpresidenti Harry Truman betohet si president.
Roosevelt (me këmbë të paralizuara nga poliomeliti) u zgjodh president në nëntor të vitit 1932 – në 100 ditët e para të presidencës së tij, në Amerikë kishte 13 milionë të papunë dhe pothuajse çdo bankë ishte mbyllur.
Më 1935, vendi kishte hyrë në rrugën e rimëkëmbjes. Në vitin 1936, Roosevelt u rizgjodh me një shumicë të madhe votash; po kështu edhe në vitin 1940, 1944. Ai është presidenti i vetëm amerikan, i zgjedhur për katër mandate. Pas tij, Kongresi miratoi ligjin; një president mund të zgjidhje për jo më shumë se dy mandate. Ndërsa Luftës së Dytë Botërore po i afrohej fundi, shëndeti i Rooseveltit u përkeqësua.
Në shkurt ndërsa presidenti ndodhej në Konferencës e Jaltës, Lord Moran, mjeku u kryeministrit britanik Winston Churchill, duke komentuar mbi shëndetin e tij tha se presidenti ishte duke vdekur. Dy muaj më pas, më 12 prill 1945, presidenti i 32-të i SHBA-së, vdiq nga një hemorragji cerebrale, në Warm Springs, Xhorxhia.
Pasditen e 12 prillit 1945, në Warm Springs, Georgia, ndërsa ishte ulur për një portret, Roosevelt tha: “Kam një dhimbje koke të tmerrshme.” në dhomën e tij të gjumit. Kardiologu i pranishëm i presidentit, Dr. Howard Bruenn, e diagnostikoi urgjencën mjekësore si një hemorragji masive intracerebrale. Në orën 15:35. atë ditë, Roosevelt vdiq në moshën 63 vjeçare. Të nesërmen në mëngjes, trupi i Roosevelt u vendos në një arkivol të mbështjellë me flamur dhe u ngarkua në trenin presidencial për udhëtimin e kthimit në Uashington. Përgjatë itinerarit, mijëra veta u dyndën drejt shiritave për të bërë nderimet e tyre. Pas një funerali në Shtëpinë e Bardhë më 14 prill, Roosevelt u transportua me tren nga Uashingtoni, DC, në vendin e tij të lindjes në Hyde Park. Më 15 prill ai u varros, sipas dëshirës së tij, në kopshtin e trëndafilave të pronës së tij në Springwood.