E rëndë në Tiranë / Pitbull-ët shqyejnë 66-vjeçaren, arrestohet pronari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 66-vjeçar në Tiranë me iniciale B.F., është arrestuar pasi dy qentë e tij të racës “pit bull” kanë kafshuar një grua, e cila ka përjetuar momente horrori sipas dëshmitarëve.

Për fat të mirë, 66-vjeçarja S.Gj., e sulmuar nga qentë, është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Një burim pranë Spitalit të Traumës i tha Gazetasi.al, se gruaja është masakruar nga dy qen të racës “pit bull”. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Isuf Vrioni”.

Sakaq, Gazetasi.al u interesua pranë Spitalit të Traumës, ku dhe iu tregua se pacientja 66-vjeçe është shpëtuar nga fqinjët.

Burime shumë të sigurta, shpjegojnë se dy qentë “pit bull”, i përkasin shtetasit B.F., 66 vjeç, i cili i mbante dy kafshët shtëpiake në katin e parë të pallatit, ku kishte montuar një derë druri që është hapur në rrethana të pashpjegueshme.

Gruaja rrëfen sipas asaj që mjekët i treguan Gazetasi.al se doli nga banesa në orën 12:00 të drekës për të blerë bukë.

“Po shkoja tek furra e lagjes dhe në momentin që dola, dy qen të mëdhenj të racës ‘pit bull’ më janë vërsulur, më kanë shtrirë në tokë dhe më kanë kafshuar të dyja këmbët”.

E moshuara shton më tej në rrëfimin e saj, se bërtiti dhe kërkoi ndihmë në gjendje rreziku, me qentë ‘pit bull’ që nuk po largoheshin. “Kam kërkuar ndihmë dhe aty janë afruar komshinjtë dhe të dy qentë janë larguar prej tyre”.

Ajo që shpjeguan qytetarët për Gazetasi.al, është e ngjashme me një skenë horrori. Njollat e gjakut dhe gruaja nën homaragji ishin shokuese. “Ka ardhur ambulanca për të marrë S.Gj., dhe aty mësuam se kush ishte pronari i kafshëve”.

Lexo edhe :  Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas burimeve, policia i ka kërkuar disa herë këtij shtetasi që t’i sigurojë kafshët e rrezikshme pas ankesave të banorëve, por nuk dihet se përse ky shtetas nuk ka pranuar.

Banorët e pallatit tregojnë se të shqetësuar nga dy qentë “pit bull” që mbaheshin në ambient të përbashkët, i kanë përsëritur fqinjit se duhet të merrte masa.

“Jemi ankuar, madje edhe tek shoqata e mbrojtjes së kafshëve, pasi e kemi parë këtë shtetas duke i rrahur qentë dhe për këtë, ai largoi tetë nga dhjetë qen që ka. Dyshojmë se ai i ka larguar kafshët derisa të qetësohet situata dhe mos t’ja gjejnë në banesë”.

Gazetasi.al pyeti pranë policisë së kryeqytetit për gruan e dëmtuar nga dy “pit bull”-ët, e cila konfirmoi eksluzivisht se ka marrë kallëzimin në spital të 66- vjeçares. Policia më pas konfirmoi se ka arrestuar qytetarin për akuzën e braktisjes së kafshëve shtëpiake./Gazeta Si

Të fundit

Pesë fruta që ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut

Nëse qëllimi juaj është të humbni peshë dhe të reduktoni yndyrën e barkut, atëherë aleati juaj është fibra. Reduktimi...

SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Në përfundim SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe të dënohet për korrupsion pasivë të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendor....

Si e rrëmbeu Basha faqen e Facebook PD-së dhe po e përdor për partinë e re!

Në programin e drekës në News24 po diskutohet në lidhje me krimin zgjedhore dhe rolin që kanë në këtë aspekt rrjetet sociale. Drejtori i Acromax,...

Greqia në protestë, turma të mëdha ‘derdhen’ në rrugë e sheshe (FOTOT)

Më 28 shkurt 2025, Greqia po përjeton një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, në përvjetorin e dytë të tragjedisë hekurudhore...

Votim elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë, PD ngushton mundësitë, por në fund pranon

KQZ nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi, siç kishte parashikuar. Por ky model do të aplikohet vetëm në dy...

Lajme të tjera

Web TV