Ka shkruar se grekët janë shqiptarë/ Eleni Kocaqi shpall kandidaturën për presidente: Më duan 90 % e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Metës i mbaron mandati si president i Shqipërisë në korrik të këtij viti dhe vendit tonë i duhet një president i ri. Kanë filluar që tani të përmendet kandidaturat e mundshme që janë brenda sferës politike.

Por, ka dhe nga ato që janë personazhe jo politike sic është historiania e njohur Elena Kocaqi, e cila gëzon mbështetjen e popullit të paktën në rrjetet sociale për të qenë presidente, por në dorë e ka Parlamenti dhe nuk varet hic nga populli.

Vetë historiania ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku falëndëron shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë, por është e vetëdijshme që këtu çdo gjë e ka në dorë politika.

“Të dashur Shqiptar, Kam parë këto ditë në disa media sondazhet popullore për presidentin e ri. Jam shumë e nderuar që në shumicën e tyre kam kryesuar listën e vullnetit popullor, deri dhe në shifrat 70 e 90%.

Ju faleminderit nga zemra për besimin dhe vlersimin tuaj. Është nderi dhe përgjegjësia më e madhe e jetës sime, besimi juaj.Si një individ qe jam shkolluar për 30 vjet, edhe me kontributin e taksave të shqiptarëve, kam detyrimin t’i shërbej vendit tim. Si profesore e qeverisjes prej 15 vitesh dhe duke qenë se kam mbaruar studimet shkëlqyer për Histori, Juridik dhe Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës me kohë të plot dhe duke qënë se kam dhe një doktoraturë në Marrëdhënie Ndërkombetare, do të vija gjithçka kam në dispozicion të vendit tim dhe te mirës së çdo shqiptari, pa asnjë dallim politik, fetar, krahinore apo status social.Mirëpo deri me sot, unë nuk jam angazhuar politikisht dhe vet politika nuk ka shfrytezuar asgjë nga njohuritë e mija profesionale.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Duke qënë eksperte e shtetit dhe qeverisjes, me vjen keq që deri më sot nuk më ështē afruar mundësia të bëj për vendin tim.Nuk është se nuk dua unë tē bēj për vendin tim, por këtu çdo gjë e ka në dorē politika që i ka hequr popullit çdo lloj të drejte për zgjedhjen e presidentit si dhe i ka kufizuar atij edhe te drejtën e zgjedhjes sē deputetëve me votë popullore. Për mua nuk ka privilegj dhe pushtet më të madh sesa dashuria dhe besimi juaj. Ju dua pa kushte. Ju faleminderit”, shkruan Kocaqi.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV