Konsiderohet si aleati më i afërt, Putin pritet që të takohet me Lukashenkon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditës së sotme pritet që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të takohet me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, për të diskutuar rreth situatës në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore.

“Sky News” shkruan se Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt nga territori rus dhe bjellorus.

Ndërkohë Lukashenko ka insistuar se Bjellorusia duhet të përfshihet në negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, duke thënë gjithashtu se Bjellorusia ishte etiketuar padrejtësisht “një bashkëpunëtor i agresorit”.

Kujtojmë se Bjellorusia është përfshirë në sanksionet perëndimore, së bashku me Rusinë.

Ndërkohë agjencia bjelloruse e lajmeve Belta ka njoftuar se të dy do të takohen në Kozmodromin Vostochny, një port hapësinor rus në rajonin e largët lindor të Amurit të Rusisë.

Të fundit

Izraelitët e Big Shopping Centers do hyjnë në Shqipëri

Grupi i biznesit nga Izraeli, Big Shopping Centers, do të hyjë në tregun shqiptar, në një ndërmarrje të përbashkët...

Trump dha sinjal për ta ‘arrestuar’, përgjigjet Obama

Akuzat e ish-presidentit Donald Trump ndaj Barack Obamës për tradhti dhe kryengritje janë cilësuar si “të çuditshme” dhe “qesharake” nga zëdhënësi i ish-presidentit demokrat....

Efektet e para/ Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë mbledhur së fundmi gati 100 miliardë dollarë nga tarifat, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent. “Jemi afër arritjes së...

Shëndeti i trurit, do Zoti nuk na ikin mend

Nga Leonard Veizi Truri, - kjo qenie misterioze që rri në majë të shtyllës kurrizore si mbret pa kurorë, por me pushtet absolut mbi çdo...

“Pse më denoncove për hapësirat e zëna?”/ Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”

Një përplasje fizike është regjistruar mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV