Krim dhe korrupsion/ Pas Berishës, “non grata” edhe për Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Aqif Rakipi dhe Biznesmeni Ylli Ndroqi u shpallën “non grata” nga Departamenti i Thesarit Amerikan, duke iu bllokuar pasuritë dhe nuk do të lejohen që bashkë me familjarët të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani janë gjashtë persona të sanksionuar, ku në majë vijon të mbetet emri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, Departamenti i Thesarit Amerikan ka sjellë “dy mandate” të tjera për pronarin e televizionit Ora News dhe për ish-deputetin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Aqif Rakipi. Dje, Departamenti i thesarit ka shpallur “non grata” këta dy persona, duke e çuar në gjashtë numrin e të padëshiruar në Amerikë. Tom Doshi, Adriatik Llalla, Vangjush Dako, Sali Berisha, Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi janë politikanët dhe biznesmeni që nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi akuzohen për krime dhe korrupsion.

Sanksioni

Ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi u sanksionuan dje nga zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja Departamenti Amerikan i Thesarit. Në njoftimin e OFAC thuhet se personave e shpallur “non-grata”, përfshi Rakipin dhe Ndroqin u pezullohet hyrja në SHBA si dhe u sekuestrohen pronat që kanë atje. Së bashku me ta janë shpallur “non-grata” edhe pesë individë nga Ballkani Perëndimor. “Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani i Shqipërisë, i cili ka një ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (OCG) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose koncesione në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një organizatë të krimit të organizuar, brenda së cilës ai ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin”-thuhet në njoftimin zyrtar mbi arsyet e shpalljes “non grata”. Duke vijuar më tej për Rakipin theksohet se: Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale me një pseudonim”. Ndërsa edhe për Ylli Ndroqin ka thuajse të njëjtin dyshim. “Ylli Ndroqi është një pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat e dikurshme nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarët shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamës në këmbim të ndalimit të publikimit të historive negative në media. Gjithashtu, Ndroqi ka lehtësuar dhënien e ryshfetit për llogari të një subjekti që kërkon të bëjë biznes në Shqipëri”. Targetimi për “Destabilizimin e Ballkanit Perëndimor” për ta vjen pas një Urdhri Ekzekutiv të lëshuar nga presidenti amerikan Joe Biden në vitin 2021. Ky urdhër thotë se nga kufizimi i hyrjes në SHBA, preken edhe anëtarët e ngushtë të familjes së tyre. “Kufizimi i hyrjes zbatohet automatikisht për anëtarët e ngushtë të familjes së individëve të huaj në fjalë, edhe nëse ata nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në aktivitete që kërkojnë sanksione”, thuhet në Urdhrin Ekzekutiv. Sipas “Urdhrit Ekzekutiv 14033 i datës 8 qershor 2021” i firmosur nga presidenti Biden të gjitha pronat dhe interesat në prona të individëve ose subjekteve të përcaktuara që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo kontroll të personash të SHBA, duhet të bllokohen dhe të raportohen në OFAC. Sipas nenit 7031 (c), Sekretari i Shtetit është i autorizuar të refuzojë hyrjen në SHBA nga zyrtarët e huaj për të cilët ekzistojnë informacione të besueshme që tregojnë se ata kanë qenë të përfshirë në “korrupsion të rëndësishëm”, duke përfshirë korrupsionin në lidhje me nxjerrjen e burimeve natyrore, ose nëse këta individë janë të përfshirë në “shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut”. Kufizimi i hyrjes zbatohet automatikisht për anëtarët e ngushtë të familjes së individëve të huaj në fjalë, edhe nëse ata nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në aktivitete që kërkojnë sanksione. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”. Seksioni 7031 (c) është një mjet i fuqishëm por i pashfrytëzuar i politikës së jashtme të SHBA. Kërcënimi se zyrtarët e huaj mund të caktohen publikisht dhe të turpërohen për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm ose abuzime të të drejtave të njeriut dhe kërcënimi ndaj anëtarëve të familjes se ndalimi i hyrjes në SHBA është një dekurajues ose pengues i fortë për zyrtarët e huaj.

Lexo edhe :  Shqipëria e tronditur nga krimi, Basha: Dështim i ligjit dhe rendit në vend

Në thesin e “non gratës” edhe Gruevski

SHBA ka shpallur “non grata” politikanë dhe biznesmenë të Ballkan, ku përshihen dhe shqiptarët, ish-deputeti i PS, Aqif Rakipi dhe biznesmeni, Ylli Ndroqi. Për këtë vendim ka reaguar në “Tëitter” edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Blinken shkruan se SHBA mori vendimin ndaj disa aktorëve në Ballkan të cilët kishin rol destabilizues dhe korruptiv. “Qeveria e SHBA ndërmori veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”, shkruan Blinken. Po ashtu ish- kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski është dënuar dhe mbetet i dyshuar në shumë raste të korrupsionit dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera që lidhen me kohën e tij si kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2016.

Të fundit

A duhet t’i them partnerit të vërtetën për të kaluarën time? Ka një përgjigje

Janë disa 'rregulla' në çift që vendosen në heshtje në lidhje me të kaluarën. E kaluara mbetet e kaluar,...

Gjirokastër, konfirmohet prezenca e gripit të shpendëve

Shpërthen gripi i shpendëve në Gjirokastër. Vatra eshte konstatuar në fshatin Valare, ku 20 pula janë groposur nga ana e Sektorit Veterinar. Dyshimet e...

Kush janë lojtarët më të paguar të Kombëtares (EMRAT)

Shumë prej tyre luajnë në kampionate të elitës. Futbollistët e kombëtares shqiptare I gjejmë në Serinë A të Italisë, në Premier Ligën angleze, në...

“Deri dje ishim…mos më bëj ta them”/ Rama u përgjigjet kritikave për rrugët

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjete sociale, i cili ka shkruar se “S’ka rrugë në Shqipëri, dëgjojmë vetëm lotet...

Ministria e Arsimit shpall datat: Ja kur do të mbahen provimet e Maturës Shtetërore 2025

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025,Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm...

Lajme të tjera

Web TV