E fundit/ Tensionohet situata mes Polonisë dhe Bjellorusisë, çfarë ndodhi në kufi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka pasur tensione në kufirin që ndanë Bjellrusinë me Poloninë, ku një polic kufitar bjellorus ka akuzuar forcat polake se i kanë sulmuar me “plumba metalikë” dhe llastiqe.

Autoritetet kufitare polake dyshohet se kanë kryer “akte të paligjshme” në një pikë kontrolli pranë qytetit të Brest, thanë autoritetet bjelloruse. Në deklaratë thuhet se natën e 10-11 prillit, ushtarët polakë qëlluan në Peschatka, një pikë kontrolli rrugore në Bjellorusi.

Ata shtojnë se forcat e sigurisë u përpoqën t’i verbonin oficerët e policisë kufitare bjelloruse me një lazer.

Komiteti Shtetëror i Kufirit të Bjellorusisë ka shpërndarë pamjet që tregojnë një person të armatosur duke ndezur një dritë drejt një kamere.

Incidenti i supozuar të kujton një tjetër “shkelje kufiri” të raportuar që ndodhi në janar kur u zbuluan vrima pranë emblemës së Komitetit të Kufirit në Bjellorusi.

Përkeqësimi i marrëdhënieve midis Bjellorusisë dhe Polonisë

Incidenti ndodhi mes tensioneve të rritura midis Polonisë dhe Rusisë, një aleate e Bjellorusisë. Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar vazhdimisht Minskun se po përgatitet t’i dërgojë trupat e veta në luftë, gjë që Bjellorusia e mohon.

Marrëdhëniet midis Polonisë dhe Bjellorusisë janë përkeqësuar që nga rizgjedhja e presidentit Alexander Lukashenko në vitin 2020. Varshava ka nisur ndërtimin e një gardhi 350 milionë euro përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm.

Të dielën, rojet kufitare polake akuzuan zyrtarët bjellorusë për gjuajtje me gurë dhe përdorimin e lazerëve kundër patrullave polake ndërsa një grup migrantësh u përpoqën të hynin në vend.

“Ne nuk po komentojmë materialet e publikuara nga pala bjelloruse. Ka pasur shumë indikacione se disa nga informacionet e publikuara nga shërbimet bjelloruse janë manipuluar muajt e fundit. Rojet kufitare nuk kanë qëlluar apo përdorur llastiqe mbrëmë”, tha një zëdhënës i Gardës Kufitare polake.

Lexo edhe :  Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Të fundit

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Lajme të tjera

Web TV