Ndezi televizorin që të mos dëgjoheshin britmat, ky është shqiptari që përdhunoi 17-vjeçaren në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare është përdhunuar nga një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Korydallos, ku mediat greke raportojnë se shqiptari ishte njohur me të miturën në Instagram dhe ishte shtirur sikur ishte pakistanez.

Shqiptari 27-vjeçar është arrestuar , ndërsa raportohet se për të fshehur ngjarjen ai kishte ndezur televizorin që mos dëgjoheshin britmat e të miturës teksa ai e përdhunonte.

Sipas autoriteteve greke, 17-vjeçarja nga Kamatero u takua me të riun pak ditë më parë, teksa ai e bindi atë të takohej në orën 21:30 jashtë shtëpisë së saj për një shëtitje në datën 11 prill.

Ai shkoi dhe e mori me motor dhe e çoi në një park në zonën e Korydallos dhe më pas në shtëpinë e tij. Sipas dëshmisë së vajzës, ai ngriti zërin e televizorit dhe e përdhunoi

“Ai mbylli derën, ndezi televizorin që fqinjët të mos dëgjonin se çfarë po ndodhte, u zhvesh dhe u vërsul mbi të miturën. Skena horror zgjati rreth gjysmë ore. Vajza rezistoi dhe me gjithë forcën që i kishte mbetur iu lut të ndalonte. Pasi përfundoi aktin, 27-vjeçari e urdhëroi të çohej dhe të ikte në shtëpi. Madje ai i tha të mos fliste për të gjitha gjërat e tmerrshme që kaloi.

Vajza pak më vonë dhe në gjendje shoku ka shkuar në Sigurimin e Korydallos ku ka denoncuar përdhunimin e saj. Madje, ajo ka bërë një përshkrim të 27-vjeçarit dhe profilin që përdor në Instagram. Provat u dërguan në laboratorët e mjekësisë ligjore,” shkruan ‘protothema’.

Njoftimi i Policisë:

Përdhunuesi u arrestua dje, datë 12.04.2022, në një zonë të Atikës Perëndimore, nga punonjës policie të nëndrejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve.

Lexo edhe :  Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

I lartpërmenduri akuzohet se ka takuar një të mitur të cilën e kishte njohur nëpërmjet rrjeteve sociale në datën 11.04.2022 dhe e ka çuar në shtëpinë e tij ku ka kryer veprën penale. Nga hetimi i parë i Shërbimit të Sigurimit u verifikuan të dhënat e plota dhe pas kontrolleve u gjet dhe u arrestua. I arrestuari me dosjen në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Kundërvajtje të Athinës.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV