Daily Mail: Nëna greke pozon me të bijën pak para se t’i japë dozën vdekjeprurëse të ketaminës

Vdekja misterioze e tre vajzave në Greqi, të cilat dyshohet se u vranë nga e ëma ka bërë jehonë në mediet britanike.

Daily Mail ka publikuar një artikull për rastin e vdekjes së tre vajzave në Patra të Greqisë dhe implikimin e të ëmës, Roula Pispirgolu.

Një nënë 33-vjeçare në Greqi është paraqitur duke buzëqeshur pranë vajzës së saj me aftësi të kufizuara në foton e fundit të bërë përpara se t’i jepte dozën vdekjeprurëse të ketaminës.

Roula Pispirigou u akuzua për vrasjen e vajzës së saj nëntë vjeçare pasi një ekzaminim i indit muskulor zbuloi praninë e ilaçit anestetik në trupin e së bijës, i cili nuk ishte administruar nga mjekët, shkruan Daili Mail.

Georgina e cila vuante nga krizat epileptike, të cilat në prill të 2021-it e lanë tetraplegjike, ndërroi jetë në janar të këtij viti në spital, me mjekët që kanë konfirmuar se Roula ishte vetëm me të bijën në dhomën e spitalit para vdekjes së 9-vjeçares.

Roula Pispirgou doli para gjykatës javën e kaluar, vendimi për dënimin e saj nuk është bërë i ditur akoma, me 33-vjeçaren që mohon çdo akuzë. Roula akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare Georgina, ndërsa dyshimet se ka gisht edhe në vrasjen e dy vajzave të vogla Irisi dhe Malena shtohen dita ditës.