110 vite më parë/ “Titanic”, lundrimi i parë dhe i fundit i gjigandit të “pambytshëm”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte 269 metra e gjatë dhe 28 metra e gjerë. U mbytën 1,502 persona dhe shpëtuan 722 të tjerë

U cilësua e pambytshme, por u mbyt në ditën e katërt të lundrimit të parë të saj. “Titanic”, kjo anije britanike për pasagjerë, ishte një nga mjetet lundruese më të mëdha të botës. Ajo u fundos më 15 prill të vitit 1912, në pjesën veriore te Oqeanit Atlantik, për shkak të përplasjes me një ajsberg. Lundrimi i saj i parë nisi nga Southamptoni, i Mbretërisë së Bashkuar për në New York, të Shteteve të Bashkuara…

…Në udhëtimin e saj emblematik, Titanik kishte në bord 2224 pasagjerë bashkë me ekuipazhi. Anija drejtohej nga kapiteni 62 vjeçar Eduard Smith. Sipërmarrësi i kësaj anije ishte Xhon Jakob Astor IV, një nga njerëzit më të pasur në botë. Kur vdiq gjatë mbytjes së Titanikut, ai la një pasuri që sot ekuivalentohet me 2.16 miliarë dollarë.

Të dhënat

“RMS Titanic” ishte ndërtuar në kantierin “Harland and Wolff”, në Belfast të Irlandës. Ishte e dyta nga tri anijet më të mëdha të ndërtuara në këtë kantier. “Titanic” ishte 269 metra i gjatë dhe 28 metra i gjerë. Lartësia e saj totale, e matur nga baza e keelit deri në majë të urës, ishte 32 metra. Motorët e saj reciprok ishin më të mëdhenjtë që ishin ndërtuar ndonjëherë, me lartësi 12 m dhe cilindra  2,7 m në diametër që kërkonin djegien e 600 tonëve qymyr në ditë. Ajo kishte një tonazh bruto të regjistruar prej 46,328 tonësh, dhe kur ngarkohej plotësisht, anija peshonte më shumë se 52,000 tonë. Para “Titanic” ishte ndërtuar “Olimpic” dhe pas tij u ndërtua “Britanic”.

Anija e cila në lundrimin e parë të saj mbante në bordin 2.224 njerëz, ishte e pajisur me një palestër, pishinë, bibliotekë si dhe restorant klasi. Suitat më të shtrenjta dhe më luksoze në anije, me shëtitore private kushtonin mbi 4,350 dollarë, ekuivalente me 117,000 dollarë sot. Me pak fjalë ishte një anije ëndrrash.

“Nuk ka asnjë rrezik që “Titanic” të mbytet. Kjo anije nuk mund të mbytet”, – tha në atë kohë Filip Franklin, zëvendës presidenti i “White Star Line”, kompania që kishte në pronësi të saj anijen e luksit. Këto fjali euforike kanë mbetur në histori, jo për vërtetësinë e tyre, por për faktin tragjik se treguan se sa të pabaza ishin.

Inaugurimi

“Titanic” nisi lundrimin e tij inaugurues të mërkurën e 10 prillt 1912 nga porti i Southampton, Angli me 922 pasagjerë dhe hipën në të dhe të tjerë në Sherbrooke dhe Queenstown. Në të vërtetë, në portin e Southampton, Titaniku gati sa shkaktoi një aksident, kur vala që u shkaktua nga zhvendosja e tij këputi litarët e spirancës së anijes “SS City of New Jork” dhe gati u përplas me të! Anija për fat të mirë u vendos shpejt nën kontroll dhe u tërhoq. Titaniku kaloi në mënyrë të sigurtë Kanalin “La Mansh” dhe iu afrua portit francez të Serbruck në Francë. Meqenëse nuk kishte skelë për një anije në madhësinë e Titanikut, pasagjerët u transportuan për në anije me dy anije të tjera më të vogla. Në total hipën 274 pasagjerë dhe u zbritën vetëm 24. Në vazhdim u nis për Quinnast, Irlandë. Si në Sherbrooke, ashtu dhe në Queenstown skelat nuk qenë aq të mëdha dhe pasagjerët zbritë dhe hipën me anije ndihmëse. Titaniku u nis nga porti i Queenstown në orën 13:30 më 11 prill 1912.

Lexo edhe :  Doja Cat reagon ashpër: Mos i merrni fëmijët në koncertet e mia

Aksidenti

Në 14 prill 1012, kur 375 milje larg brigjeve amerikane “Titnic” do të përplasej me një ajsberg në ujrat e Oqeanit Atlantik. Ishte ora 23:40. Megjithëse ekuipazhi ishte i paralajmëruar për akullin në afërsi, ata nuk e ulën shpejtësinë e anijes dhe vazhduan të lundronin me 22 nyje (41 km / orë), vetëm 2 nyje (3.7 km / orë;) më pak se shpejtësia e saj maksimale. E çara që shkaktoi ajsbergu ishte më shumë se 90 m. Titaniku ishte projektuar për të qëndruar në det me katër nga ndarjet e saj përpara të përmbytura, por jo më shumë, dhe ekuipazhi shpejt e kuptoi se anija do të fundosej. Ajsbergu theu trupin e anijes, duke shkatërruar të gjitha pjesët e papërshkueshme nga uji, duke lejuar kështu ujin të hyjë në hambarët e saj. Në anije ishin vetëm 20 varka shpëtimi, duke përfshirë 4 varka shpëtimi të palosshme. Në to mund të hipnin vetëm 1.178 njerëz, shumë më pak nga numri i përgjithshëm i personave që ndodheshin në të.

Fundosja

Titanik u fundos 2 orë e 40 minuta, pikërisht në orën 02:20 të natës së15 prillit. Gjatë zhytjes u thye në dy pjesë, pasi ndërkohë që zhytej bashi poshtë dhe kiçi larttë, u nda në gjysmë për shkak të madhësisë së kiçit. Në kohën e fatkeqësisë në bord kishte 1,316 pasagjerë: 324 në klasën e parë, 128 në klasën e dytë, 708 në të tretën, si dhe 908 anëtar të ekuipazhit. Pra gjithsej 2,224 njerëz.  Një pjesë e ekuipazhit të anijes dhe pasagjerëve, rreth 720 persona mundën të shpëtonin falë këtyre barkave, por pjesa tjetër u mbyt së bashku me anijen gjigande. 1,502 vdiqën. 76% e anëtarëve të ekuipazhit u mbytën. Në orën 02.20 të mëngjesit të datës 15 prill “Titaniku” u zhyt përgjithmonë në ujërat e oqeanit Atlantik. Fundosja e Titanikut shkaktoi një nga më fatkeqësitë më vdekjeprurëse në historinë moderne detare në kohë paqeje. Marrja e të mbijetuarve është bërë nga anija “Karpathia”, e cila arriti një orë e gjysmë më vonë.

Në 1913 u mbajt Konferenca e parë Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det në Londër. Konferenca vendosi rregulla të rëndësishme për sigurinë e pasagjerëve, të tilla si që çdo anije duhet të ketë vende në varkat e shpëtimit për të gjithë pasagjerëve.

100 vite pas

Disa ekspedita u organizuan për të gjetur Titanikun, por gjithmonë ndeshën shumë probleme, sidomos thellësia prej 3.700 metra në të cilën gjendej anija dhe presioni i madh i ujit në këtë thellësi. Titaniku më në fund u zbulua nga një grup franko-amerikan i udhëhequr nga Robert Ballard dhe Jean-Louis Michel më 1 shtator, 1985. Në mars të vitit 2012, hulumtuesit përfunduan një hartë të detajuar të Titanikut. Ekipi i hartografëve punoi mbi 130.000 fotot e marra nga viti 2010 nga dy robot nënujorë dhe duke përdorur kamera diellore krijuan një imazh të përsosur të anijes që shtrihet në 3 milje gjerësi dhe pesë milje gjatësi.

E fundit e të mbijetuarve të Titanikut, Milvina Din, ndërroi jetë në qershor të 2009, në moshën 97 vjeçare. Ishte vetëm nëntë javëshe kur prindërit e saj ndërmorën udhëtimin me qëllim hapjen e një dyqan duhani në Wichita të Teksasit.

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Hyn në fuqi marrëveshja! Shqipëri-Kosovë “pa kufi”… për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të...

Spektakli i pritur nuk ndodhi

Nga Lutfi Dervishi Mbrëmja erdhi dhe shkoi, dhe asnjë sirenë nuk u dëgjua, përveç sirenave të ambulancave që pas djegies së urgjencës silleshin të çoroditura...

Çmimi i drithit të importuar ulje vjetore me 42%, por buka nuk ndryshon!

Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së paku 42 për qind më lirë se në marsin e vitit të kaluar (referuar...

Shembja e autostradës, shkon në 24 numri i jetëve të humbura

Ka shkuar në 24 numri i viktimave pasi një pjesë e një rruge u shemb në Kinën jugore, sipas zyrtarëve. Ekipet e shpëtimit janë në...

Votimet në Komitetin Drejtues të PL-së, ja përbërja re e Kryesisë së Partisë së Lirisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar rezultatet e votimit në Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, për Kryesinë...

Lajme të tjera

Web TV