Zbulohet platforma e Alibeajt për bashkimin e PD-së, nga rikthimi i të përjashtuarve te anulimi i zgjedhjeve në bazë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet platforma e propozuar nga kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Aliebaj ku parashtrohen disa opsione për zgjidhjen e krizës dhe bashkimin e Partisë Demokratike.

-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të heq dorë nga cdo pozicionim i deritanishëm përçarës mes demokratëve.

-Anëtarët e Grupit Parlamentar të përjashtuar apo pezulluar nga grupi me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 12 janar 2022, rikthehen në grup, si anëtar me të drejta të plota.

-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, duke e shtyrë në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument.

-Grupi Parlamentar ngre një grupi pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e bashkimit të partisë (nga baza në qendër). Grupi i Punës propozon rregullat dhe kalendarin e procesit, si dhe planin e detajuar të riorganizimit të strukturave të partisë nga poshtë-lart, të cilat miratohen në një mbledhje të posacme të Grupit Parlamentar.

-Grupi i Punës i ngritur nga Grupi Parlamentar përcakton strukturat zbatuese të këtij plani ribashkimi. Zbatimi i këtij plani administrohet tërësisht në qendër nga GPPD, kurse në nivel dege dhe ne nivel grupseksioni, realizohet nga grupe pune të përbashkëta të monitoruara nga GPPD.

-Grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Të fundit

Socialistët nisin festën!/ Rama mban sot fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi siguroi fitoren e mandatit të katërt qeverisës, duke marrv 83 ulëse në Parlamentin...

Ngushëllimi i demokratëve/ Mos u dorëzoni, zgjedhjet do të përsëriten!

Kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit zhgënjyes të manipuluar nga...

Disfata historike e PD në Fier/ Reagon më në fund Gazment Bardhi: Jam me zemër të thyer!

Partia Demokratike pësoi një disfatë të thellë në qarkun e Fierit, listën e të cilit ai e kryesonte si drejtues politik, por kjo nuk...

Të sigurtët që mbetën jashtë kuvendit në listën e PD-së, ja qarqet ku u tkurrën (EMRAT)

Teksa ka përfunduar procesi i numërimit të votave brenda vendit dhe aktualisht po numërohet vota e diasporës, Partia Socialiste ka fituar deri më tani...

Këmbimi valutor 14 maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 87.2 lekë dhe do shitet me 88.5 lekë. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV