Të dëshiruarit tanë përballë të padëshiruarve Amerikanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizjet në SPAK në hetimin e zyrtarëve të lartë publik dhe zgjerimi i listës së personave të shpallur “non grata” nga SHBA, lëkund politikën në të gjithë krahët. Çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim dhe ndikimi i SHBA-ve për të vënë para përgjegjësisë personat e dyshuar për përfshirje në korrupsion dhe minim të demokracisë. Për zhvillimet politike dhe në institucionin hetimor, komentojnë për gazetën Fjala analistët Lorenc Vangjeli dhe Plator Nesturi.

Nga Fernada Cenko

Çështja “non grata” amerikane në Shqipëri, nuk po matet më vetëm me shifra, por me frymën që përçon. Statistikisht, “vetëm” gjashtë individë janë përfshirë në listën “non grata” nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit Amerikan, megjithatë, gjurulldia që ka lënë pas është shumë e madhe, aq sa ka bërë që personazhet politikë të 30 viteve tranzicion e stanjacion, të lëkundën seriozisht. Dy personat e fundit të shpallur “non grata” për lidhje me krimin e organizuar, blerje votash apo shantazh, janë ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi. Lapsi ra për ta, por jehona shkon përtej së majtës dhe të djathtës që tashmë bën bilancin se nuk është aq lehtë të mashtrosh me përbetime se duan demokracinë, e aq më rëndë të fitosh përballë një superfuqie që ka shtrirë dukshëm ndikimin në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor. Emrat politikë që u shpallën “non grata” janë Sali Berisha, Tom Doshi, Aqif Rakipi dhe Vangjush Dako. Por ndërsa Amerika i ka cilësuar të padëshiruar për akuzat “minim i demokracisë”; “korrupsion madhor” dhe “shantazh”, në vendin tonë ata arrijnë që të marrin vota, sa herë koha e zgjedhjeve të çdo lloji i thërret. Së fundmi, dy personazhet Sali Berisha i shpallur “non grata” në maj të vitit të kaluar dhe Aqif Rakipi katër ditë më parë, e kanë provuar veten se arrijnë të thithin elektorat, pavarësisht “damkës Amerikë”. Po ashtu edhe Tom Doshi që në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare me partinë e tij fitoi tre mandate deputetësh dhe Vangjush Dako që në Durrës ka reputacion për të mbledhur vota. Berisha arriti të fitonte bindshëm brenda Partisë Demokratike kundrejt Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki, ndërsa Rakipi mundi që të ndikonte që djali i tij të zgjidhej deputet me vota preferenciale duke thyer herësin në PS. Po a është e mjaftueshme që të përballen me Amerikën duke tundur kartën se elektorati shqiptar i do? Një pyetje që deri tani ka treguar se vetëm me treguesin “përkrahje me votë” nuk mund të dilet nga lista e zezë e SHBA-ve. Përtej faktit se shpallja “non grata” është një qëndrim politik, drejtësia këtu ka nisur të lëvizë, duke marrë indicie për hapjen e çështjeve penale. Mbi zhvillimet politike në vend dhe trysninë që ka përfshirë të gjithë kampet e politikës komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli dhe Plator Nesturi.

Lexo edhe :  Ndërron jetë Papa Françesku

Lorenc Vangjeli: “Ruleta ruse e Bashës në SHBA, pritje nga protokolli apo prokurori”?

Plator Nesturi: “Prerja e fijeve të varësisë të drejtësisë nga politika, kontributi më i rëndësishëm”

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV