Prerja e fijeve të varësisë të drejtësisë nga politika, kontributi më i rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

SHBA duket se po investohet në dy drejtime në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, njëra është shpallja “non grata” e personave të dyshuar për korrupsion, minim të demokracisë dhe lidhje me krimin e organizuar dhe në anën tjetër është investimi i saj, gati me diktat, në institucionet e reja të drejtësisë. Përse ka ardhur kjo nismë nga SHBA?

Kjo është një nismë e kahershme dhe e super paralajmëruar. Vetëm disa muaj me parë, Eckobar, si i Deleleguar Special, në vizitat e tij në vendet e Ballkanit perëndimor e ka paralajmëruar këtë lëvizje. Jo vetëm për Shqipërinë pra, por dhe për vendet e tjera fqinje. Nëse ju kujtohet, gjatë vizitës së tij në Bosnje Hercegovinë, ai u shpreh se SHBA nuk do të tolerojnë ata që bëhen pengesë për Marrëveshjen e Dejtonit dhe se do të ketë dhe shpallje të personave non grata. Që atë moment u komentua se shigjetat drejtoheshin nga Dodik, drejtiresi politik i serbëve të Bosnjës dhe që kërkoi shkëputjen për krijimin e Republika Serbska. Ndaj dhe shpallja e Dodik non grata në listën e fundit të SHBA nuk përbënte asnjë surprizë. Ashtu sic nuk përbënte surprizë edhe për një sërë emrash të tjerë influent në politikën ballkanike dhe që ishin shndërruar në symbol të korrupsionit apo pengues të proceseve demokratike. Lista e publikuar, dhe ku bëjnë pjesë nga ish kryeministra, zyrtarë të lartë apo dhe bisnesmenë të akuzuar në lidhje me krimin apo që kanë përfituar fonde publike mbi baza korrupsioni, është një vijimësi e shpalljeve të mëparshme por dhe një tregues se angazhimi i SHBA në këtë drejtim do të vijojë. Çka nënkupton se lista mund të zgjerohet më tej me emra të rinj e personazhe aq të fuqishëm sa që konsideroheshin të paprekshëm. Nga ana tjetër kjo shihet jo si dënim në vetvete ndaj këtyre personazheve por si një kontribut për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendet ballkanike duke forcuar luftën ndaj korrupsionit dhe ndikimin e tij negative në politikë dhe ekonomi. Si shembull për këtë mund të shërbejë edhe fakti që në Bosnjë, pas shpalljes non grata nga SHBA, Dodik dha menjëherë dorëheqjen nga funksionet e tij dhe madje deklaroi se tërhiqet nga politika. Kjo bie disi ndesh me çfarë kemi parë në gjithë këto muaj me një tjetër personazh VIP në Shqipëri siç është Berisha, i cili jo vetëm nuk tërhiqet, por madje ka hapur një fushatë të ashpër antiamerikane duke përfshirë në luftën e tij personale edhe vete PD që është dhe partia më e madhe opozitare në vend.

Dy të fundit të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Thesarit ishin ish-deputeti me shumë ndikim Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi, si e komentoni vendimin e SHBA-ve dhe a rrezikon që nëse lista e “non gratave” të shtohet por aktorët e përfshirë ta “zhvlerësojnë” këtë sanksion nga SHBA dhe të vijojnë normalisht aktivitetin pa u përballur me drejtësinë?

Nëse i hedhim një vështrim listës së publikuar me të shpallurit non grata nga vendet e Ballkanit, vërejmë se personazhet që janë dënuar nga Shqipëria, kanë një profil më të ulët se ata në vendet e tjera fqinje. Gjithësesi vërehet se strategjia e SHBA nuk synon vetëm në dënimin e figurave të veshura me pushtet apo në politikë për të cilat ka akuza për abuzim me pushtetin por dhe të bisneseve të lidhura me to dhe që përbëjnë lidhjen klasike të korrupsionit aktiv dhe pasiv. Rakipi është një ish politikan që vjen nga fusha e bisnesit dhe që u detyrua nga ligji i dekriminalizimit të jepte dorëheqjen si deputet, ndërsa Ndroqi si bisnesmen më shumë është i njohur si pronar i një prej TV kryesore në vend. Gjithësesi në rastin e Ndroqit SPAK ka nisur prej kohësh një hetim ndaj tij dhe madje ka vendosur nën sekuestro edhe televisionin në pronësi të tij, duke qenë kështu një hap përpara krahasuar me listën e SHBA.

Lexo edhe :  “Luizit nuk do i flas kurrë”, Efi flet edhe për Oltën: Hoqa dorë nga një program prej saj

Qëndrimet e SHBA-ve me “non grata” kanë prekur majtas dhe djathtas dhe është nga ato raste ku faktorët politikë të të gjithë krahëve mundohen të shmangin komentet. A është momenti të thuhet se SHBA nuk bëjnë dallime, pavarësisht se kush është në pushtet?

SHBA dhe BE kanë inicuar dhe mbështetur një reformë të thellë në drejtësi, ndaj nëse themi reformë, kjo nuk mund të bëhet e plotë nëse do rrimë e të llogarisim që goditjet të bëhen vetëm majtas apo vetëm djathtas. Abuzimi me pushtetin dhe korrupsioni nuk kanë ngjyrë dhe as anësi, ndaj nëse duhet luftuar e goditur atëherë duhet parë si një krim ndaj shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë. Tashmë çështja nuk qëndron që ne thjesht të numërojmë listat që nxjerr SHBA me personat non grata dhe të komentojmë se nga cila anë i përkasin personazhet e prekura. Duhet më shumë se kaq. E gjitha kjo është një nxitje për institucionet e reja të lindura pas kësaj reforme që të bëjnë punën e tyre me integritet, paanësi dhe drejtësi. Prerja e fijeve të varësisë që drejtësia kish nga politika është kontributi më i rëndësishëm që shteti i së drejtës të funksionojë, që i pandëshkueshmi të dënohet, që politikani të mos ndihet i paprekshëm kur abuzon me pushtetin ashtu sic edhe bisnesi që bëhet palë dhe përfiton me fondet e korrupsionit.

SPAK është termi më i përmendur në muajt e fundit. Ndihet frika se drejtësia po shkon në oborret e politikës, apo po tentohet që institucioni hetimor të vihet nën trysni? Në Kongresin e PS-së kryeministri Edi Rama pati jo pak kritika ndaj SPAK, duke kërkuar që të hapë dosje edhe në anën tjetër. A është ky një “diktim” për të pasur kujdes me mazhorancën?

As drejtësia nuk ka pse të shkojë në oborret e politikës dhe vetë politika nuk ka punë më të hyjë në mjediset e drejtësisë. Vetë drejtësia duhet të bëjë punën e vet dhe object i saj është abuzimi me pushtetin e korrupsioni, lidhja me krimin e organizuar dhe ndërvarjet që vijnë prej tyre. Të tjerat nuk kanë lidhje për tu diskutuar. Fakti që një pjesë e mirë e trupës së prokurorëve dhe gjykatëve që përbëjnë institucionet e reja të drejtësisë, nuk janë të ndikuar nga politika, është një factor i mirë që hetimi dhe denimi i akteve korruptive të bëhet pavarësisht deklatarave të politikës. Një drejtësi e plotë nuk mund të bazohet në termat se po dënon majtas apo djathtas, se po goditet maxhoranca apo opozita. Në termat juridikë  goditet gjithkush që kryen akte abusive dhe dëmton shtetin, pavarësisht se kush krah i politikës e ka promovuar. Në të kundërt, nëse përzgjedhja e goditjeve bëhet selective atëherë nuk është drejtësi e plotë. Madje përkundrazi, mund të akuzohet se bën lojën apo mbron interesat e njërës palë në dëm të tjetrës.

Të fundit

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba dhe në një intervistë që ka dhënë së...

Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur me çështjen “5D”. Për rrjedhojë policia...

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në një linjë të ngarkuar në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Elton Deda kritikë të ashpër Eurovision: Nuk gjeneron asgjë profesionale

Elton Deda njihet si një njeri që nuk ngurron t’i shprehë kritikat artistike. I ashpër ka qenë në kritikën e tij edhe ndaj Eurovision, duke...

Lajme të tjera

Web TV