Ka përfunduar procesi zgjedhjeve dhe numërimit për kryetarin e ri të Degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër.
Komisioni i Rithemelimit, që po monitoron të gjithë procesin, sqaron se pas numërimit të fletëve të votimit, fitues është shpallur Eris Shahin Shehaj, me 53% të votave, ndërkohë vijon procesi në 17 degët e tjera.
Njoftimi:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave.
Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera.