E pazakontë në QSUT! Vajza shkon me dhimbje barku në spital, lind foshnjen në tualet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në urgjencën e QSUT.

Bëhet me dije se një vajzë e re rreth orës 02:00 ka shkuar në Urgjencën e sëmundjeve të brendshme, e cila tashmë konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente që pret të gjitha llojet e Urgjencave, me dhimbje të fortë barku.

E reja më pas ka kërkuar të shkojë në tualet, sapo ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak të krizave që kishte rezulton që ajo ishte shtatzënë dhe ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës së QSUT ku pasi mori ndihmën e nevojshme u shoqërua në maternitet.

Njoftimi i plotë:

Nuk kishte ndodhur më parë në vend që të paraqitesh në Urgjencë për dhimbje barku dhe të lindësh ne tualet.

Burime për Shoqatën e Infermierëve tregojnë që mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:00 të mëngjesit është paraqitur ne Urgjencën e sëmundjeve të brendshme e cila tashmë konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente që pret të gjitha llojet e Urgjencave dhe pas triazhit çdo pacient dërgohet në specialitetin qe ka nevojë për shërbim.

E reja është paraqitur në Urgjencë duke referuar me dhimbje te forta barku dhe pasi është pritur nga stafi i urgjencës nga ana e vajzës është kërkuar të shkojë te tualet.

Sapo ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak të krizave që kishte rezulton qe ajo ishte shtatzënë dhe ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës se QSUT ku pasi mori ndihmën e nevojshme u shoqërua ne maternitet ku mori ndihmës dhe shërbimin e nevojshëm.

Urime të përzemërta të gjithë stafit të Urgjencës të cilët ishin prezent dhe asistuan duke ndihmuar të renë e cila tashmë gëzon shëndet të mirë.

Të fundit

Nga bora në plazhe te temperaturat -18°C, Amerika e Jugut ngrin nga ajri polar

Ndërkohë që Europa po goditet nga i nxehti vdekjeprurës, një i ftohtë i paprecedentë po Argjentinën, Kilin dhe Uruguain,...

Michael Madsen, ikonë e kinemasë së viteve ’90, ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

Aktori i njohur amerikan Michael Madsen, i cili u bë ikonë e kinemasë së viteve ’90 me rolet e tij të pashlyeshme si burrë...

“Djalë ke 2 orë që gënjen”, sherr e fyerje mes Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj në gjyq

Seanca e radhës gjyqësore ku ka dëshmuar i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, është shoqëruar me tension dhe përplasje verbale midis tij dhe Plarent...

“Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 gradë C. “Nesër...

Urim i veçantë për ditëlindje/ Rama publikon këngën e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta uruar liderin...

Lajme të tjera

Web TV