Kreu i shtetit/ PS do të zgjedhë 222 emra për president

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Secili deputet i Partisë Socialiste do të dorëzojë në selinë rozë 3 emra të përzgjedhur si kandidatë për president. Numerikisht, pa bërë llogarinë se një emër mund të propozohet disa herë, deputetët e PS do të çojnë 222 emra. Ndonëse PS i ka numrat për ta zgjedhur vetë kreun e shtetit, pritet që të negociojë me Grupin Parlamentar të PD-së, PR-së dhe dhe PDIU-së për të gjetur një emër konsensual.

Mazhoranca është bërë gati për të zgjedhur emrin e Presidentit të Republikës, si procedurë, ndërsa Partia Demokratike ende nuk e ka në agjendën e saj, pasi është e përçarë mes vetes. PD vijon konfliktet e brendshme në përplasjen mes grupimit të Berishës dhe të Bashës. Megjithatë, mazhoranca prej disa ditësh ka nisur procesin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Dje, kryetari i Grupit të PS Taulant Balla, është shprehur se më datë 29 prill do mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe më datë 4 maj do mbahet raundi i parë. Kreu i Grupit Parlamentar tregoi se deputetët e PS do propozojmë secili nga tre emra përmes një zarfi, ndërsa theksoi se janë të hapur për të dëgjuar edhe propozimet e publikut dhe Shoqërisë Civile. Po ashtu, deputeti socialist tha se të mërkurën do takohet me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, për të diskutuar me ta. “Nesër do të marrim propozimet e para me emrat konkret nga anëtarët e PS-së. Në një zarf çdo deputet i grupit të PS përmes një formulari propozues do të ketë mundësinë që të propozojë jo më shumë se 3 kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj. Ky duhet të jetë një proces konsultimi brenda për brenda grupit parlamentar. Nesër do ti depozitojmë në sekretari, ku do të vlerësohen të gjithë emrat”, është shprehur Taulant Balla. Ai tha se Partia Socialiste duhet të nxisë edhe publikun në këtë proces. “Në duam të nxisim edhe publikun që do të bëhet pjesë e këtij procesi, ku mund të shkruajnë në adresën tonë të emali, që të sjellin propozimet e tyre”, tha Balla. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka ftuar Shoqërinë Civile si dhe Partinë Demokratike të bëhet pjesë e procesit. Sipas Ballës, e mërkura do të jetë dita e takimit mes Ballës dhe tre përfaqësuesve të grupeve parlamentare. “Do ftojmë dhe Shoqërinë Civile të bëhet pjesë e mbledhjeve. Ne do ta ftojmë Shoqërinë Civile që të sjellin propozimet e tyre, në një takim në ditët në vijim. Ne do ftojmë grupet parlamentare të opozitës. Duke qenë se koha është shumë e shkurtër, ftojmë kryetarët e tre grupeve ditën e mërkurë. Do ftojmë zotin Alibeaj, zonjën Mesila Doda dhe zotin Fatmir Mediu. Për një takim paraprak dhe një dialog konstruktiv mes katër grupeve parlamentare”, tha Balla. Ai u zotua se kësaj here do i japin Shqipërisë një President normal, duke atakuar kështu sjelljen e Metës në zgjedhjet e përgjithshme të 2020 dhe pas saj. “Për ne ka rëndësi jo vetëm procesi, por t’i japim Shqipërisë një president normal. Në datë 29 mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Kemi kërkuar që seanca e parë për zgjedhjen e presidentit të mbahet më datë 4 maj. Unë do doja që procesi i konsultimeve të mbyllet para datës 29 prill. PS për herë të parë e udhëheq këtë proces, e pakushtëzuar”, u shpreh Taulant Balla.

Lexo edhe :  Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Spiropali: Do zhvillojmë një proces të hapur

Ministrja Elisa Spiropali, e cila është edhe në grupin e zgjedhur nga Partia Socialiste për të qenë pjesë e bisedimeve për emrin e Presidentit të ri, deklaroi dje se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit do të jetë i hapur, ku do të bisedohet me qytetarët dhe Grupet Parlamentare. Sipas saj, qëllimi është që në fund Shqipëria të ketë një President normal dhe që do ta nderojë postin që mban. “Ne kemi si qëllim përveçse t’i japim Republikës një President normal, por edhe të garantojmë një standard parlamentar në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Më parë kushtet kanë qenë të tilla që për shumë kohë zgjedhja e presidentit ka ngjarë pak me takime në zyra të vogla dhe jo një proces i hapur me grupet parlamentare dhe qytetarët. Ne synojmë që të gjitha këto hapa t’i ndjekim që si produkti dhe procesi të garantojnë një President të Republikës që të na nderojë”, tha Spiropali.

Tre emra për presidentin e ri, zbulohet dokumenti që iu ka shkuar deputetëve socialistë

Ditën e djeshme, pas deklaratave të Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka qarkulluar edhe formati i formularit ku deputetët duhet të shënojnë tre emrat për President. “Bazuar në procedurën e miratuar në Mbledhjen e Grupit Parlamentar të datës 28 Mars 2022, çdo anëtar i Grupit Parlamentar mund të propozojë një kandidat(e), por jo më shumë sesa tre kandidatë(e) brenda një zarfi të mbyllur dhe të sekretuar në mbledhjen e posaçme që do të njoftohet nga Kryetari i Grupit. Kandidatët e propozuar do të merren në shqyrtim nga Grupi i Punës së ngritur me vendimin e sipërpërmendur të GPS, me qëllim verifikimin e plotësimit të kritereve të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për kandidatin për President të Republikës”, thuhet ndër të tjera në këtë letër. Gjatë konferencës për shtyp, këtë të hënë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se të martën, deputetët e Partisë Socialiste do të çojnë në mbledhjen e grupit zarfin me tre emrat e propozuar për presidentin e ri. “Nesër do të jetë hapi i parë i konsultimit me grupin parlamentar të PS-së, që udhëheq këtë proces për herë të parë që nga 1997, kur u zgjodh zoti Mejdani. Pasnesër, ditën e mërkurë në orën 17:00 do të ftoja kryetarët e grupeve parlamentare, që sipas mundësive të ulemi në një takim të parë. Takime të tjera nuk kanë ndodhur, ai do të jetë takimi i parë. Referuar situatës ku ndodhet PD-ja, i pyetur se përse nuk e zgjeron rrethin e konsultimeve me grupin e Rithemelimit, Taulant Balla tha se dialogu do të zhvillohet me grupet zyrtare në Kuvend, “nuk njoh ndonjë grup parlamentar me emrin “grupi i Rithemelimit” në Kuvend”, tha ai, duke injoruar Sali Berishën.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV