Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, që shënon nisjen e procedurës së maxhorancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, kryesocialisti Rama e nisi me akuza ndaj Ilir Metës.
Ndërkohë pasi socialistët hodhën 3 propozimet e tyre në kutitë e votimit, kryeministri Edi Rama u ndal tek Këshillimi Kombëtar.
Sipas Ramës, Ministrat po punojnë për draftet për nismat që u votuan. Mes të tjerash Rama ka thënë se do ketë një takim me të gjithë ministrat, lidhur me iniciativat e nevojshme të dala nga Këshilli Kombëtar. Sipas Ramës kjo duhet të bëhet paralelisht me Komisione Përkatëse pasi bëhet fjalë për akte ligjore dhje duhet të bëhet çmos për tu ndërmarrë brenda këtij sesioni parlamentar.
Kreu i qeverisë shtoi se Këshillimin Kombëtar të ardhshëm do e bëjmë në fund të vitit .
“Ne këtë nisma të mund të fillojmë zbatimin dhe njerëzit të shikojnë rezultatin e Këshillimit konkretisht.” u shpreh kryeministri.
Mes të tjerash Rama shtoi se në maj dhe në qershor ministrat do të zbresin në terren për të nsiur një konsultim me publikun dhe me hallet e qytetarëve.
“Në maj-qershor do organizojmë lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave dhe deputeteve dhe kryetarëve të bashkive për të trajtuara temat e këtij Këshillimi Kombëtar apo tema të tjera. Si dhe për të adresuar problematikat që hasim në nivel të qeverisje qendrore dhe vendore. Kush janë problematikat e zonave pa u kufizuar.” tha Rama.
Përgjigjet e qytetarëve që kanë plotësuar pyetësorin e “Këshillimit Kombëtar” vijojnë si më poshtë:
-Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Te tjerë thonë se shteti nuk duhet të bëjë diferencime as në këtë rast. Si mendoni ju?
– Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët qe kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Te tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit dhe dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve. Cili është mendimi juaj?
-Ka njerëz që thonë se të punësuarit qe denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Te tjerë thonë që masat në fuqi ndaj punëdhënsve që abuzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?
-Ka njerëz që thonë se ata që kanë fituar statusin e pensionistit, por që vazhdojnë ende të punojnë, nuk duhet të paguajnë kontributet shoqërore. Të tjerë mendojnë që nuk duhet bërë një diferencim i tillë. Si mendoni ju?
– Ka njerëz që thonë se emigrantët shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri, kursimet e tyre duhet t’u jepet amnisti e plotë. Të tjerë thonë se depozitimet në vendin tonë të kursimeve të punës në emigracion nuk duhen inkurajuar përmes amnistisë. Si mendoni ju?
-Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye të përdorimi vetjak.Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?
-Ka njerëz që thonë se ashtu si vendet e tjera të Evropës, Shqipëria duhet të vendosë detyrimin që qytetarët të paraqesin certifikatën e vaksinimit në të gjitha hapësira publike të mbyllura dhe në tubimet e mëdha. Të tjerë thonë se kjo praktikë nuk duhet të jetë e detyrueshme pasi kufizon liritë dhe të drejtat e njeriut. Si mendoni ju?
-Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohen si duhet. Si mendoni ju?
-Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të tregohet më e ashpër jo vetëm me subjektet, po edhe me individët që ndotin hapësirën publike. Të tjerët thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?
-Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar ende Vettingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?
– Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju?
-Ka njerëz qe besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur* midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Te tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?